✨ Dhoma Ekonomike e Gruas së Shqipërisë (WECA) mori pjesë në Web Summit 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në teknologji, inovacion dhe sipërmarrje.
WECA u përfaqësua së bashku me disa biznese të drejtuara nga gra, duke sjellë në Lisbonë zërin, vizionin dhe energjinë e sipërmarrjes femërore shqiptare. 🌍💛
Gjatë summit-it, patuam mundësinë të rrjetëzohemi me më shumë se 1000 gra profesioniste nga fusha të ndryshme të biznesit, teknologjisë, inovacionit dhe industrive kreative.
Këto takime, biseda dhe shkëmbime përvoje krijuan ura të reja bashkëpunimi që do të ndikojnë pozitivisht në punën tonë përgjatë vitit.
Edhe pse Shqipëria këtë vit nuk pati një stendë përfaqësuese, kjo na motivon të punojmë që vitin e ardhshëm të kemi një prezencë të fortë, të organizuar dhe të denjë për potencialin që vendi dhe komuniteti ynë mbart.
WECA kthehet në Shqipëri me ide të reja, lidhje të vlefshme dhe një vizion edhe më të qartë për fuqizimin e grave sipërmarrëse në ekosistemin e inovacionit.
Vijojmë punën, bashkë, më të forta.