DHOMA EKONOMIKE E GRUAS
Interesi i përbashkët i një grupi grash sipërmarrëse dhe profesioniste për të ndikuar në shoqëri për fuqizimin e sipërmarrjes dhe karrierës femërore, konkretizohet tek DHOMA EKONOMIKE E GRAVE. Pas dhjetëra vitesh përvojë në fusha të ndryshme të biznesit dhe konsulencës, ky grupim grash ka mundësi të sinkronizojë njohuritë, energjinë dhe dëshirën për kontribut, në mënyrë që ta përcojë edhe tek shumë sipërmarrje të tjera.
Gratë në karrierë e biznes përballen me sfida të mëdha në nivel lokal dhe global: studime të shumta flasin për aksesin e ulët të gruas në financa krahasuar me meshkujt, ndërsa në vendet në zhvillim, sfidat e gruas janë edhe më komplekse. Por, njëkohësisht gruaja është potencial i madh dhe burim i pashtershëm energjie. Pikërisht ajo që i nevojitet ekonomisë dhe vendit tonë.
Ndaj, qëllimi i shoqatës është mbrojtja e interesave ekonomike dhe sociale të grave sipërmarrëse, profesioniste dhe të vetëpunësuara nga të gjitha sektorët e ekonomisë dhe ofrimi I shërbimeve ndaj tyre përmes zhvillimit të politikave favorizuese per mbështetjen ekonomike dhe sociale, veprimtarive promovuese dhe zhvilluese, bashkëpunimeve kombëtare dhe rajonale, studime, botime, projekteve dhe konsulencave.
MISIONI
- Bashkëpunim me pushtetin qëndror dhe lokal me organizatat ndërkombëtare për hartimin e politikave dhe programeve favorizuese per fuqizimin ekonomik dhe social të grave.
- Hartimi dhe zbatimi i projekteve të lidhura me vetë objektin e shoqatës të financuara nga donatorë dhe programe të ndryshme
- Përgatitje programesh trajnimi dhe ofrim trajnimesh profesionale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) dhe atyrë të vetëpunësuara, bizneseve të reja të drejtuar nga gra për ngritjen e tyre profesionale në menaxhimin dhe drejtimin e biznesit të tyre.
- Konsulencë dhe asistencë teknike për NVM-të shqiptare për planifikimin strategjik të biznesit, përdorimin e teknikave inovative për marketingun dhe menaxhimin, plane biznesi, etj.
- Veprimtari mbështetëse për ndërkombëtarizimin e SME-ve të grave nëpërmjet promovimit të veprimtarive prodhuese, të tregtisë, të prodhimeve artizanale lokale, të promovimit të traditës kulturore dhe etnografike, promovimit të fashion dhe design në panaireve, takime, konferenca, seminare.
- Studime specifike analiza dhe studime tregu për sektorë të ndryshëm të ekonomisë për orietimin e drejtë drejt sektorëve me tendenca rritjeje, botime, manuale, guida apo katalogë me tematika nga fusha të ndryshme, etj
- Bashkëpunim me perfaqesite diplomatike te akredituara ne Shqipëri me qellim qe te krijoje lidhje te bashkepunimit ekonomik me organizma te ndryshme te vendeve perkatese si dhe per te rritur gjithnje e me teper bashkëpunimin me tregje të huaja
- Pjesëmarrje dhe anëtarësim në rrjete rajonale edhe ndërkombëtare të Shoqatave të Grave me qëllim orientimin, mbështetjen, zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik të grave.
QËLLIMI
Qëllimi i shoqatës është mbrojtja e interesave ekonomike të grave sipërmarrëse, profesioniste, dhe të vetëpunësuara në të gjitha sektorët e ekonomisë nëpërmjet ofrimit të shërbimeve ndaj tyre përmes zhvillimit të politika favorizuese per mbështetjen ekonomike dhe sociale të grave, veprimtarive promovuese dhe zhvilluese, studimeve dhe botimeve projekteve dhe konsulencave.