Rrugëtimi i saj pasqyron udhëzimet më të mira për të zhvilluar karrierë. Pas përfundimit të studimeve në Fakuletin Ekonomik në Financë në vitin 1988 në universitetin e Tiranës, Antonela Hako punon për dy vite si ekonomiste në Laç, në Ndërrmarjen e Ndërtimeve Industriale.
Në vitin 1990 angazhohet me punë pranë qendrës së informatikës ekonomike në Tirane. Por, me ndryshimet që ndodhën në Shqipëri ajo vendos të emigrojë në dhjetor të po këtij viti në Greqi. Ndryshe nga shumë emigrant të tjerë, vendimi për t’u rikthyer është më i shpejtë. Familja e saj rikthehet katër vite më vonë, duke hapur biznesin e parë, një dyqan mishi pranë gjimnazit “Partizani”.
Vetëm një vit më vonë, në 1995 Hako kalon në një pikë më të madhë te Pazari i Ri. Këtu fillon prodhimi i parë me makineri të vogla e të thjeshta të qofteve dhe mishi i grirë i paketuar. Pas një viti nërmerret një tjetër hap zgjerimi. Zhvendosje në rrugën Mihal Grameno dhe zgjerim me makineri të përdorura dhe dhoma frigoriferike. Të punësuarit arrijnë në 15.
Në një vit të trazuar si ai i ’97-ës, Antonela Hako kalon me sipërmarrjen e saj në Laprakë, në ambientet e ish uzinës Tirana. Edhe aty investohet në makineri shtese dhe një linjë të vogël për prodhimin e sallamerisë dhe proshutave.
Stabilimenti i sotëm në autostradë, i përket 2004-ës. Linja teknologjike u zëvendësua me makineri të reja prodhimi dhe paketimi. U rrit numri i të punësuarve, gama e produkteve. U krijua flota e transportit dhe filloi shpërndarja në të gjithë vendin.
Në gjithë këtë rrugëtim, Antonela angazhohet me financat e kompanisë dhe më pas me shitjen dhe marketingun. Ndërsa, ishte edhe pjesë e vendimarrjes për politikat dhe mënyrën e të sjellurit të kompanisë në treg.
Sot, Antonela Hako dhe familja e saj, kanë mbi 200 të punësuar, duke mbuluar me shërbime të gjithë territorin e vendit, ndërsa kanë nisur projektin e zhvillimit edhe në Kosovë.
Antoneta Ndreka është bashkëthemeluese e LUFRA sh.p.k. dhe ujit Dukat.
Antoneta ka mbajtur me sukses për më shumë se 27 vite pozicionin e Drejtores së Prodhimit dhe Planifikimit. Në krye të kontrollit të cilësisë dhe të gjithë procesit të prodhimit, ajo ka përgjegjësinë për hartimin, përditësimin dhe zbatimin e të gjitha procedurave e standardeve më të larta në lidhje me çdo produkt të prodhuar.
Studimet klasike i përmbyll në fushën e shëndetësisë dhe infermierisë, në Vlorë, për të vijuar me formime teknike në fushën e biznesit.
Ajo bëhet pjesë e disa moduleve trajnimi të marra në punë nga Chr. Hansen Holding A /S Danimarkë, në probiotikë, kulturë, etj.
Antoneta ka ndjekur kurse për teknika dhe procese të ndryshme të prodhimit të qumështit UHT, të marra në disa module në Itali në grupin Parmalat.
Përmes USAID / Partnerët, ajo bëhet pjesë e disa programeve kualifikimi fokusuar tek drejtuesit e industrisë së qumështit.
Në detyrën e saj në kompani ka përvoja të ndryshme dhe ka fituar disa aftësi.
Antoneta ishte përgjegjëse për formulimin e vizionit të departamentit të Menaxhimit të Produkteve dhe gjithashtu për shpërndarjen e këtij vizioni në çdo nën-departament dhe punonjës në departament.
Sigurimin që çdo nën-departament të udhëhiqet nga një vizion i unifikuar dhe koheziv.
Sigurimin e fazave të zhvillimit të produktit deri në nivelin përfundimtar të gatshëm për treg.
Përgjegjëse për përmirësimin e vazhdueshëm të produktit, si dhe përputhjen e produktit me nevojat e tregut, të përfshira në një përvojë të produktit, i cili kënaq vazhdimisht dhe në mënyrë të vazhdueshme konsumatorët.
Ajo merret edhe më intervistimin, rekrutimin, marrjen në punë dhe mentorimin e personelit kryesor të menaxhimit të produktit. Gjithashtu ështe e ngarkuar me krijimin e një ambienti pune emocionues, dinamik dhe të qëndrueshëm që tërheq brenda dhe ruan talentin në departament.
Ndërmarrje të vogla dhe të mesme e njohin, por edhe organizata rajonane e ndërkombëtare. Alida Kondi, e diplomuar në fushën e ekonomisë në manaxhim turizmi dhe administrim publik, ka një përvojë 30 vjeçare në zhvillimin e SME-ve, politikave të SME-ve, zhvillimit të turizmit, organizatave të biznesit dhe konsulencës.
Prej 9 vitesh, Alida është drejtore themeluese dhe financuese e organizatës jo-fitimrurëse “Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë”, me fokus zhvillimin e SME-ve, sipërmarrjes dhe zhvillimit të biznesit social dhe shoqërisë civile.
Alida është ekspert senior në fushën e planifikimit, shkrimit, zhvillimit, manaxhimit dhe vlerësimit të projekteve. Ajo ka një numër punimesh, studime, tekst mësimor, raporte për tregun e punës, biznesin dhe investimet, mbi ndërmarrjet sociale në Shqipëri, etj. Ajo ka eksperiencë në hartimin e programeve për ngritjen e kapaciteteve dhe ofrim trajnimesh për biznese, organizata dhe institucione publike dhe raportuese për zbatimin e politikave të SME-ve.Alida punon edhe si eksperte ndërkombëtare për projekte apo institucione publike.
Ylldise Brahimaj, është Drejtore Ekzekutive e VRDA Foundation. Ajo është eksperte në Menaxhimin e Projekteve dhe Zhvillimin e SME-ve, eksperte në zhvillimin e SME-ve në: EU-SME project, EBRD,USAID,UNDP,GIZ WEB4YES. Kualifikimet e saj janë në menaxhimin dhe ekspertizën e SME-ve, /Trainim/coaching /Mentorim, e specializuar në disa fusha të biznesit.
Brajhimaj është eksperte e jashtme pranë Delegacionit Europian në Shqipëri, për “Konkurrueshmëri, biznes, inovacion dhe tregti”.
Përvojat e saj lidhen me:
Konsulenca në zhvillimin ekonomik të SME-ve (strategji dhe analizë për nevojat e formimit)
Sipërmarrje, Konkurrueshmëri, Inovacion, Zhvillim Rajonal dhe Lokal
Zhvillim i sektorit privat të SME-ve përmes programeve IPA.
Ka ofruar trajnim dhe mentorim për SME-të shqiptare gratë vendase dhe sipërmarrësit e rinj të programit IDEA.
Ka dizenjuar dhe përgatitur programe trajnimi. Ajo ka ofruar trajnime dhe praktika pune për gratë dhe të rejat e papuna
Yldize Ibrahimaj ka përvojë në zhvillimin e sektorit të turizmit ( Agrotourizëm dhe Guesthouse, Hospitality) ;
Rritje e aftësive të grave fermere, agrouturizmit dhe artizanatit.
Ajo ka zhvilluar kurrikula trajnimi përfshirë programe Training-of-Trainers(TOT);
Është angazhuar në menaxhimin inovativ në nivel kombëtar për zhvillimin e sipërmarrjeve dhe bizneseve start up;
Studime fizibiliteti, analiza tregu dhe plane biznesi për SME-të dhe të rinjtë;
Ibrahimaj është angazhuar edhe në zhvillimin e aftësive të punonjësve për SME dhe institucione publike;
Kontribut në menaxhimin e burimeve njerëzore si dhe trajnimin e stafeve në sipërmarrje dhe institucione publike.
Konsulencë dhe trajnim në fushën e turizmit dhe agro turizëm
Ajo është trajnere dhe coach e sipërmarrjes sipas metodologjisë CEFE si dhe anëtare e shumë organizavae ndërkombëtare të konsulencës dhe sipërmarrjes.
Sabi Osmani është një profesioniste e përkushtuar në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit, sipërmarrjes dhe fuqizimit ekonomik të grave në Shqipëri dhe rajon. Ajo shërben si Drejtore Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Gruas të Shqipërisë (WECA), ku udhëheq programe transformuese për rritjen e kapaciteteve, mentorimin, digjitalizimin dhe zhvillimin e bizneseve të drejtuara nga gratë.
Si bashkë-themëluese e Easy Solution, një kompani trajnimi dhe konsulence që mbështet startup-et dhe NVM-të në adoptimin e teknologjive të reja, Sabi kontribuon në ndërtimin e një ekosistemi modern dhe të qëndrueshëm që nxit inovacion, zhvillim profesional dhe rritje për ndërmarrjet e reja dhe komunitetin e sipërmarrjes.
Në rolin e saj në sektorin jo-fitimprurës dhe projektet komunitare, ajo ka udhëhequr nisma të rëndësishme që lidhen me ekonominë e grave, zhvillimin rural, edukimin digjital, youth empowerment, përfshirjen sociale dhe mbështetjen e grupeve vulnerabël. Sabi ka zhvilluar bashkëpunime të qëndrueshme me institucione ndërkombëtare, donatorë, universitete dhe sektorin privat, duke qenë një zë i fortë në integrimin e grave në ekonomi, inovacion dhe vendimmarrje.
Përmes mentorimeve, bootcamp-eve, hackathoneve dhe programeve të dedikuara për startup-et, Sabi mbështet zhvillimin e talenteve të reja dhe krijimin e një komuniteti aktiv inovatorësh dhe sipërmarrësish.
E njohur për energjinë, vizionin dhe aftësinë për të lidhur njerëz, organizata dhe ide, ajo kontribuon çdo ditë në ndërtimin e mundësive të reja për gratë, të rinjtë dhe ekosistemin e startup-eve në Shqipëri.
Denisa Biba është Menaxhere projektesh me eksperiencë në sektorin jo-fitimprurës, aktualisht e angazhuar në drejtimin e programeve të fuqizimit të grave në Dhomën Ekonomike të Gruas në Shqipëri. Me formim profesional në ekonomi dhe financë, ajo zotëron aftësi të konsoliduara në koordinimin e projekteve, organizimin e eventeve, menaxhimin e mediave sociale dhe angazhimin e bizneseve anëtare.
Në WECA, Denisa punon për të forcuar rolin e grave në sipërmarrje, duke i mbështetur në zhvillimin e bizneseve të tyre, duke lehtësuar bashkëpunimin dhe duke krijuar rrjete me impakt. Ajo ka kontribuar në krijimin dhe ofrimin e shërbimeve të reja të organizatës, si programi i mentorimit dhe cikli i trajnimeve mujore, të cilat synojnë rritjen e kapaciteteve të sipërmarrëseve dhe zgjerimin e mbështetjes për bizneset anëtare.
E përkushtuar në krijimin e mundësive, ofrimin e burimeve dhe ndërtimin e një ekosistemi që i nxit gratë të rriten profesionalisht dhe të fuqizohen ekonomikisht, Denisa vijon të luajë një rol të rëndësishëm në avancimin e misionit të WECA-s.