Projekti G-FEB

🗓️ 3–4 Nëntor 2025 – Athinë, Greqi
FCEM 2025

Dhoma Ekonomike e Grave mori pjesë në takimin përmbyllës të projektit G-FEB dhe në Kongresin Botëror të Grave Sipërmarrëse – FCEM 2025, të zhvilluar në Athinë, Greqi.
Ky mision biznesi bashkoi përfaqësuese të organizatave të grave nga e gjithë bota, për të ndarë arritjet, sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e sipërmarrjes dhe fuqizimit ekonomik të grave.

Dhoma kontribuoi me përvojat e saj në zbatimin e projekteve ndërkombëtare dhe në nxitjen e bashkëpunimeve të reja mes sipërmarrëseve shqiptare dhe partnereve nga rajoni dhe BE.