Mbrëmja GALA nga DHEG

Një mbrëmje magjike, plot dritë, emocione dhe mirënjohje, mblodhi rreth 50 sipërmarrëse dhe profesioniste të biznesit për të festuar fundvitin, arritjet dhe forcën e grave që ecin përpara së bashku.

Në këtë atmosferë festive, Dhoma Ekonomike e Gruas pati kënaqësinë të dhurojë 4 çmime për vitin 2025, si shenjë vlerësimi për kontributin, përkushtimin dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e biznesit dhe komunitetit:

Ana Kekezi – Mentorja e Vitit 2025

Yllka Agolli – Mentorja e Vitit 2025

Ira Skendo – Organizatorja e Vitit 2025

Merita Mucaj – Sipërmarrësja e Vitit 2025

Si një traditë që na bashkon gjithmonë më shumë, u zhvillua edhe shorteu i dhuratave, ku bizneset ndanë me njëra-tjetrën produkte dhe shërbime nga puna e tyre, një gjest i bukur solidariteti dhe bashkëpunimi.

Qeshëm, kërcyem, u emocionuam dhe u ndjemë mirënjohëse për rrugëtimin, mbështetjen dhe energjinë që ndajmë mes nesh. Një mbrëmje që na kujtoi se së bashku jemi më të forta 💫