Mbledhje me Këshillin e Investimeve

Dhoma Ekonomike e Gruas mori pjesë në mbledhjen e radhës së Këshillit të Investimeve, zhvilluar nën drejtimin e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, me pjesëmarrjen e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe kryetarja e Dhomës, znj. @antonelahako , së bashku me përfaqësues të sektorit privat dhe institucioneve partnere.

Diskutimet u fokusuan në:

sfidat e vazhdueshme të sektorit privat,

zhvillimet e shërbimeve publike digjitale në nivel vendor,

perspektivat e biznesit në procesin e integrimit në BE.

U theksua rëndësia e forcimit të kapaciteteve lokale, politikave gjithëpërfshirëse dhe qasjes në informacion, si parakushte për të përfituar maksimalisht nga tregu i përbashkët evropian.