Këshilli i Investimeve të Shqipërisë

Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri do të jetë anëtare dhe për një mandat tjetër 2-vjecar e Këshillit të Investimeve të Shqipërisë. Ditën e djeshme, 26 mars 2024, të kryesuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja, anëtarët e Këshillit të Investimeve u mblodhën për të diskutuar sfidat e sektorit privat lidhur me administrimin fiskal, inovacionin dhe produktivitetin. Një diskutim i bazuar në prova, falë një analize paraprake nga Sekretariati, për t’i dhënë përparësi ndërhyrjeve efektive për zgjidhje me ndikim.
Në fokus, disa nga sfidat kryesore me të cilat përballet Shqipëria në konkurrencë krahasuar me vendet e rajonit dhe të BE-së, të cilat pengojnë konkurrencën e saj të përgjithshme dhe kërkojnë ndërhyrje të synuara për t’i trajtuar ato në mënyrë efektive:
– Ekspertizë e kufizuar sipërmarrëse dhe teknologjike.
– Kërkesa të paplotësuara për investime si në kapitalin njerëzor ashtu edhe në atë fizik.
– Niveli i ulët i vazhdueshëm i shpenzimeve për kërkim dhe zhvillim.
– Një mungesë në rritje e fuqisë punëtore të kualifikuar.