💡Ide në Gota – një mbrëmje e mbushur me frymëzim dhe shije të mira! 🍷✨
Para disa ditësh u mblodhëm në një atmosferë plot energji pozitive për të ndarë ide, histori dhe për të ngritur gotat për gratë që ndërtojnë, krijojnë dhe frymëzojnë çdo ditë!
“Ide në gota” nuk është thjesht një event, është një hapësirë ku anëtaret tona bashkohen për të reflektuar, rrjetëzuar dhe mbështetur njëra-tjetrën. Falenderojmë çdo grua të jashtëzakonshme që ishte pjesë e kësaj nate të veçantë. 💬🤝
Le të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një komunitet që rritet me solidaritet dhe bashkëpunim.