Ecosystem Builders Albania

🌿 Dhoma Ekonomike e Gruas ishte pjesë e projektit dyvjeçar #EcosystemBuildersAlbania, i financuar nga @bmz_bund dhe zbatuar nga @gizalbania në bashkëpunim me @enpactorg

Përmes punës së dy Project Manager-eve tona, @ira_skendo dhe @denisabiba_ u zhvilluan dy shërbime të reja që po sjellin ndikim real për gratë sipërmarrëse në Shqipëri:

Programi i Mentorimit “Gratë për Gratë” tashmë në ciklin e tretë me 20 çifte mentore–mentee, ky program ndërton ura bashkëpunimi dhe zhvillon aftësitë e grave sipërmarrëse.

Programi i Trajnimeve Mujore me Ekspertë një seri trajnimesh praktike për zhvillimin dhe rritjen e bizneseve anëtare, me fokus në njohuritë më të kërkuara të tregut.

Pjesë e këtij programi ishin edhe organizata të tjera që mbështesin zhvillimin e bizneseve në Shqipëri, duke krijuar një rrjet bashkëpunimi që forcon ekosistemin sipërmarrës në vend.

Falënderojmë @giz_albania dhe @enpactorg për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin frytdhënës!