Ecosystem Builders Albania

@dhoma_ekonomike_gruas ishte pjesë e programit Ecosystem Builders Albania përgjatë një viti, në kuadër të një iniciative të mbështetur nga @gizalbania në partneritet me @enpactorg
Në eventin përmbyllës përfaqësueset tona @ira_skendo dhe @denisabiba_ patën mundësinë të prezantojnë dy shërbimet e reja që DHEG ka zhvilluar për anëtaret e saj:

1.Programi i trajnimeve mujore, me eksperte nga fusha të ndryshme që sjellin dije dhe inspirim për zhvillimin profesional të grave 📚👩‍💼
2.Programi i mentorimit “Gratë për gratë” – që është i pari i ketij lloji në Shqipëri, i dedikuar për gratë dhe vajzat sipërmarrëse

Pjesë e këtij takimi ishte edhe @adela.luka anëtare e Dhomës, e cila ka përfituar nga të dyja këto programe dhe ndau përvojën e saj me të pranishmit 🌟.
Ky projekt ka qenë një mundësi për të krijuar shërbime të reja, të përshtatura me nevojat reale të grave sipërmarrëse në Shqipëri, dhe një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të tyre në ekonomi 🚀.