Rrugëtimi i saj pasqyron udhëzimet më të mira për të zhvilluar karrierë. Pas përfundimit të studimeve në Fakuletin Ekonomik në Financë në vitin 1988 në universitetin e Tiranës, Antonela Hako punon për dy vite si ekonomiste në Laç, në Ndërrmarjen e Ndërtimeve Industriale.
Në vitin 1990 angazhohet me punë pranë qendrës së informatikës ekonomike në Tirane. Por, me ndryshimet që ndodhën në Shqipëri ajo vendos të emigrojë në dhjetor të po këtij viti në Greqi. Ndryshe nga shumë emigrant të tjerë, vendimi për t’u rikthyer është më i shpejtë. Familja e saj rikthehet katër vite më vonë, duke hapur biznesin e parë, një dyqan mishi pranë gjimnazit “Partizani”.
Vetëm një vit më vonë, në 1995 Hako kalon në një pikë më të madhë te Pazari i Ri. Këtu fillon prodhimi i parë me makineri të vogla e të thjeshta të qofteve dhe mishi i grirë i paketuar. Pas një viti nërmerret një tjetër hap zgjerimi. Zhvendosje në rrugën Mihal Grameno dhe zgjerim me makineri të përdorura dhe dhoma frigoriferike. Të punësuarit arrijnë në 15.
Në një vit të trazuar si ai i ’97-ës, Antonela Hako kalon me sipërmarrjen e saj në Laprakë, në ambientet e ish uzinës Tirana. Edhe aty investohet në makineri shtese dhe një linjë të vogël për prodhimin e sallamerisë dhe proshutave.
Stabilimenti i sotëm në autostradë, i përket 2004-ës. Linja teknologjike u zëvendësua me makineri të reja prodhimi dhe paketimi. U rrit numri i të punësuarve, gama e produkteve. U krijua flota e transportit dhe filloi shpërndarja në të gjithë vendin.
Në gjithë këtë rrugëtim, Antonela angazhohet me financat e kompanisë dhe më pas me shitjen dhe marketingun. Ndërsa, ishte edhe pjesë e vendimarrjes për politikat dhe mënyrën e të sjellurit të kompanisë në treg.
Sot, Antonela Hako dhe familja e saj, kanë mbi 200 të punësuar, duke mbuluar me shërbime të gjithë territorin e vendit, ndërsa kanë nisur projektin e zhvillimit edhe në Kosovë.
Antoneta Ndreka është bashkëthemeluese e LUFRA sh.p.k. dhe ujit Dukat.
Antoneta ka mbajtur me sukses për më shumë se 27 vite pozicionin e Drejtores së Prodhimit dhe Planifikimit. Në krye të kontrollit të cilësisë dhe të gjithë procesit të prodhimit, ajo ka përgjegjësinë për hartimin, përditësimin dhe zbatimin e të gjitha procedurave e standardeve më të larta në lidhje me çdo produkt të prodhuar.
Studimet klasike i përmbyll në fushën e shëndetësisë dhe infermierisë, në Vlorë, për të vijuar me formime teknike në fushën e biznesit.
Ajo bëhet pjesë e disa moduleve trajnimi të marra në punë nga Chr. Hansen Holding A /S Danimarkë, në probiotikë, kulturë, etj.
Antoneta ka ndjekur kurse për teknika dhe procese të ndryshme të prodhimit të qumështit UHT, të marra në disa module në Itali në grupin Parmalat.
Përmes USAID / Partnerët, ajo bëhet pjesë e disa programeve kualifikimi fokusuar tek drejtuesit e industrisë së qumështit.
Në detyrën e saj në kompani ka përvoja të ndryshme dhe ka fituar disa aftësi.
Antoneta ishte përgjegjëse për formulimin e vizionit të departamentit të Menaxhimit të Produkteve dhe gjithashtu për shpërndarjen e këtij vizioni në çdo nën-departament dhe punonjës në departament.
Sigurimin që çdo nën-departament të udhëhiqet nga një vizion i unifikuar dhe koheziv.
Sigurimin e fazave të zhvillimit të produktit deri në nivelin përfundimtar të gatshëm për treg.
Përgjegjëse për përmirësimin e vazhdueshëm të produktit, si dhe përputhjen e produktit me nevojat e tregut, të përfshira në një përvojë të produktit, i cili kënaq vazhdimisht dhe në mënyrë të vazhdueshme konsumatorët.
Ajo merret edhe më intervistimin, rekrutimin, marrjen në punë dhe mentorimin e personelit kryesor të menaxhimit të produktit. Gjithashtu ështe e ngarkuar me krijimin e një ambienti pune emocionues, dinamik dhe të qëndrueshëm që tërheq brenda dhe ruan talentin në departament.
Ndërmarrje të vogla dhe të mesme e njohin, por edhe organizata rajonane e ndërkombëtare. Alida Kondi, e diplomuar në fushën e ekonomisë në manaxhim turizmi dhe administrim publik, ka një përvojë 30 vjeçare në zhvillimin e SME-ve, politikave të SME-ve, zhvillimit të turizmit, organizatave të biznesit dhe konsulencës.
Prej 9 vitesh, Alida është drejtore themeluese dhe financuese e organizatës jo-fitimrurëse “Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë”, me fokus zhvillimin e SME-ve, sipërmarrjes dhe zhvillimit të biznesit social dhe shoqërisë civile.
Alida është ekspert senior në fushën e planifikimit, shkrimit, zhvillimit, manaxhimit dhe vlerësimit të projekteve. Ajo ka një numër punimesh, studime, tekst mësimor, raporte për tregun e punës, biznesin dhe investimet, mbi ndërmarrjet sociale në Shqipëri, etj. Ajo ka eksperiencë në hartimin e programeve për ngritjen e kapaciteteve dhe ofrim trajnimesh për biznese, organizata dhe institucione publike dhe raportuese për zbatimin e politikave të SME-ve.Alida punon edhe si eksperte ndërkombëtare për projekte apo institucione publike.
Ylldise Brahimaj, është Drejtore Ekzekutive e VRDA Foundation. Ajo është eksperte në Menaxhimin e Projekteve dhe Zhvillimin e SME-ve, eksperte në zhvillimin e SME-ve në: EU-SME project, EBRD,USAID,UNDP,GIZ WEB4YES. Kualifikimet e saj janë në menaxhimin dhe ekspertizën e SME-ve, /Trainim/coaching /Mentorim, e specializuar në disa fusha të biznesit.
Brajhimaj është eksperte e jashtme pranë Delegacionit Europian në Shqipëri, për “Konkurrueshmëri, biznes, inovacion dhe tregti”.
Përvojat e saj lidhen me:
Konsulenca në zhvillimin ekonomik të SME-ve (strategji dhe analizë për nevojat e formimit)
Sipërmarrje, Konkurrueshmëri, Inovacion, Zhvillim Rajonal dhe Lokal
Zhvillim i sektorit privat të SME-ve përmes programeve IPA.
Ka ofruar trajnim dhe mentorim për SME-të shqiptare gratë vendase dhe sipërmarrësit e rinj të programit IDEA.
Ka dizenjuar dhe përgatitur programe trajnimi. Ajo ka ofruar trajnime dhe praktika pune për gratë dhe të rejat e papuna
Yldize Ibrahimaj ka përvojë në zhvillimin e sektorit të turizmit ( Agrotourizëm dhe Guesthouse, Hospitality) ;
Rritje e aftësive të grave fermere, agrouturizmit dhe artizanatit.
Ajo ka zhvilluar kurrikula trajnimi përfshirë programe Training-of-Trainers(TOT);
Është angazhuar në menaxhimin inovativ në nivel kombëtar për zhvillimin e sipërmarrjeve dhe bizneseve start up;
Studime fizibiliteti, analiza tregu dhe plane biznesi për SME-të dhe të rinjtë;
Ibrahimaj është angazhuar edhe në zhvillimin e aftësive të punonjësve për SME dhe institucione publike;
Kontribut në menaxhimin e burimeve njerëzore si dhe trajnimin e stafeve në sipërmarrje dhe institucione publike.
Konsulencë dhe trajnim në fushën e turizmit dhe agro turizëm
Ajo është trajnere dhe coach e sipërmarrjes sipas metodologjisë CEFE si dhe anëtare e shumë organizavae ndërkombëtare të konsulencës dhe sipërmarrjes.
Albana Muçaj është e diplomuar në gazetari dhe shkenca juridike, me studime mes Shqipërisë dhe Italisë. Që nga viti 2002 ka punuar si gazetare për çështje ekonomike pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Monitor, ABC News etj. Gjatë karrierës ka trajtuar tema të ndryshme në fushën e investimeve, prodhimit dhe shërbimeve, si dhe intervista e profilizime të grave në biznes. Prej 6 vitesh është Kryeredaktore e revistës digjitale kushtuar sipërmarrjes dhe veçanërisht startup-eve, “Businessmag.al”.
Si gazetare ekonomike për më shumë se 20 vite, si dhe kryeredaktore dhe sipërmarrëse për më shumë se 6 vite të tjera, Albana ka rrjetin e saj në fushën e gazetarisë dhe sipërmarrjes në vende të ndryshme. Ky rrjet shtrihet në botën e startup-eve, biznesit dhe hub-eve të inkubacionit në Evropë.
Gjatë karrierës ka marrë pjesë në disa trajnime në fushën e komunikimit dhe zhvillimit të sipërmarrjes.
Në vitin 2016, Albana themeloi dhe drejton deri më sot Qendrën Multifunksionale “Kallz”. Qendra ofron një program pas shkollës, si dhe kurse që synojnë rritjen e shëndetshme të fëmijëve. Ky sipërmarrje e saj fitoi çmimin për idenë më të mirë mes 120 ideve më të mira të biznesit në programin trajnues IDEA në vitin 2016.
Gjatë verës 2020, Kallz fitoi mundësinë të zhvillojë një platformë mësimore online për fëmijët në nivel rajonal, pasi u zgjodh fitues në këtë kategori në Balkathon, organizuar nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit. Paralelisht me platformën, Kallz ka vënë në funksionim edhe një revistë kushtuar jetës familjare, prindërve dhe fëmijëve, “Kallz Magazine”.
Albana është gjithashtu pjesë e rrjetit të mentorëve IDEA, e trajnuar nga mentorë gjermanë në fushën e sipërmarrjes, si dhe Ambasadore e IOM-it për diasporën shqiptare. Ka zhvilluar një program komunikimi për studentët dhe adoleshentët të quajtur TalkUP, në Kukës, Tiranë dhe Durrës.
Është bashkëthemeluese e Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri.
Që nga viti 2022 është Ambasadore e Women Startup Competition për Shqipërinë. Konkursi i parë në Shqipëri është mbështetur nga Ministria e Sipërmarrjes. Programi dhe biznesi i saj janë certifikuar “inkubator”.
Grisejda Cela, bashkëthemeluese e AGI 11 shpk, një prej firmave më të njohura në prodhimin e mocarelës, prej 15 vitesh mban pozicionin e administratores. Ka kryer studimet e larta në Menaxhim Biznesi. Në vitin 2008 nis rrugëtimi im në biznes. Të jesh grua në biznes është shumë e vështirë. Drejtimi dhe menaxhimi i biznesit ka qenë një sfidë e madhe për mua. Fal trajnimeve, kualifikimeve të shumta, strategjive, vizionit, sot jam krenare për gjithçka që kam arritur. Dëshira për arritje të reja nuk më ka lënë asnjëherë, prandaj mjafton ta duash atë që bën dhe ta bësh me pasion, duke anashkaluar me mjeshtëri të gjitha pengesat.
Sfida ime më e madhe ka qenë frika ndaj dështimit. Duke qenë se biznesi shoqërohet me risqe dhe situata të ndryshme, gjithmonë më ka shoqëruar frika ndaj dështimit. Me kalimin e kohës mësova që për ta mposhtur frikën duhet të rrisja vetëbesimin.
Irena Toci, prej 10 vitesh drejton Shtëpinë Botuese Toena në Tiranë, një nga shtëpitë botuese më të mëdha në vend, me një aktivitet të spikatur në fushën e botimit dhe të promovimit kulturor. Ajo është vlerësuar ndër vite nga institucione të ndryshme për kontributin e saj në këtë fushë. Unesco e Greqisë (Dega e Pireut dhe e ishujve) e vlerësoi me Medalje të Artë për veprimtarinë e saj në promovimin e vlerave më të mira kulturore të rajonit.
Sabi Osmani është një profesioniste e përkushtuar në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit, sipërmarrjes dhe fuqizimit ekonomik të grave në Shqipëri dhe rajon. Ajo shërben si Drejtore Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Gruas të Shqipërisë (WECA), ku udhëheq programe transformuese për rritjen e kapaciteteve, mentorimin, digjitalizimin dhe zhvillimin e bizneseve të drejtuara nga gratë.
Si bashkë-themëluese e Easy Solution, një kompani trajnimi dhe konsulence që mbështet startup-et dhe NVM-të në adoptimin e teknologjive të reja, Sabi kontribuon në ndërtimin e një ekosistemi modern dhe të qëndrueshëm që nxit inovacion, zhvillim profesional dhe rritje për ndërmarrjet e reja dhe komunitetin e sipërmarrjes.
Në rolin e saj në sektorin jo-fitimprurës dhe projektet komunitare, ajo ka udhëhequr nisma të rëndësishme që lidhen me ekonominë e grave, zhvillimin rural, edukimin digjital, youth empowerment, përfshirjen sociale dhe mbështetjen e grupeve vulnerabël. Sabi ka zhvilluar bashkëpunime të qëndrueshme me institucione ndërkombëtare, donatorë, universitete dhe sektorin privat, duke qenë një zë i fortë në integrimin e grave në ekonomi, inovacion dhe vendimmarrje.
Përmes mentorimeve, bootcamp-eve, hackathoneve dhe programeve të dedikuara për startup-et, Sabi mbështet zhvillimin e talenteve të reja dhe krijimin e një komuniteti aktiv inovatorësh dhe sipërmarrësish.
E njohur për energjinë, vizionin dhe aftësinë për të lidhur njerëz, organizata dhe ide, ajo kontribuon çdo ditë në ndërtimin e mundësive të reja për gratë, të rinjtë dhe ekosistemin e startup-eve në Shqipëri.
Denisa Biba është Menaxhere projektesh me eksperiencë në sektorin jo-fitimprurës, aktualisht e angazhuar në drejtimin e programeve të fuqizimit të grave në Dhomën Ekonomike të Gruas në Shqipëri. Me formim profesional në ekonomi dhe financë, ajo zotëron aftësi të konsoliduara në koordinimin e projekteve, organizimin e eventeve, menaxhimin e mediave sociale dhe angazhimin e bizneseve anëtare.
Në WECA, Denisa punon për të forcuar rolin e grave në sipërmarrje, duke i mbështetur në zhvillimin e bizneseve të tyre, duke lehtësuar bashkëpunimin dhe duke krijuar rrjete me impakt. Ajo ka kontribuar në krijimin dhe ofrimin e shërbimeve të reja të organizatës, si programi i mentorimit dhe cikli i trajnimeve mujore, të cilat synojnë rritjen e kapaciteteve të sipërmarrëseve dhe zgjerimin e mbështetjes për bizneset anëtare.
E përkushtuar në krijimin e mundësive, ofrimin e burimeve dhe ndërtimin e një ekosistemi që i nxit gratë të rriten profesionalisht dhe të fuqizohen ekonomikisht, Denisa vijon të luajë një rol të rëndësishëm në avancimin e misionit të WECA-s.