Dhoma Ekonomike e Gruas, përfaqësuar nga Kryetarja Znj. Antonela Hako @antonelahako ishte pjesë e takimit ne Shtëpinë e Biznesit, @keshilli_ekonomik_kombetar drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Z.Edi Rama, së bashku me Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e biznesit, Znj.Delina Ibrahimaj, përfaqësues nga Inspektoriatet dhe komuniteti i biznesit për të diskutuar për Reformën në Inspektorate.
Ky projekt i ri i propozuar, përpara se të kalojë në miratim do të jetë i hapur për konsultim publik. Znj Hako, pasi është konsultuar me anëtaret e DHEG, ngriti gjatë mbledhjes disa nga shqetësimet, që këto të fundit kanë hasur në bizneset e tyre, përsa i përket Inspektoriatit.
Reforma synon të adresojë nevojat e sipërmarrjes për përmirësimin e klimës së biznesit, duke garantuar qartësi, parashikurshmëri dhe transparencë.
Qëllimi është ulja e numrit të inspektimeve dhe planifikimi i tyre në bazë të nivelit të riskut!
JO Gjoba në vizitën e parë! ❌
Më pak inspektime, më shumë këshillim, me qëllim uljen e barrës së inspektimeve, reduktimin e kostove dhe minimizimin e korrupsionit.