Takim me gratë sipërmarrëse të Elbasanit

Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të veçantë me gratë sipërmarrëse të Elbasanit, në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Gruas.

Një pasdite plot energji dhe ide ku folëm hapur për sfidat, mundësitë dhe rrugët konkrete për ta çuar sipërmarrjen e grave të Elbasanit në një nivel europian.

Me mua sot ishin edhe dy gra frymëzuese, anëtaret e bordit të Dhomës, Sabina Osmani dhe Antonela Hako, të cilat sollën eksperiencë dhe vizion të qartë për forcimin e rolit të grave në ekonomi.

Jam jashtëzakonisht krenare për çdo grua në këtë sallë e përtej saj; për guximin, për punën dhe për ambicien që e çon Elbasanin përpara.

Kur gratë bashkohen, fuqia shumëfishohet. Kur gratë fuqizohen, fuqizohet i gjithë komuniteti.🩷