SHËRBIMET E BIZNESIT

Zhvilloni biznesin tuaj me besim

Strategji të avancuara dhe mbështetje profesionale për të zgjeruar dhe konsoliduar biznesin tuaj të mesëm.

Sipërmarrjet e mëdha synojnë të konsolidohen në tregje ndërkombëtare.

Ndaj për këtë kategori, objektivi i dhomës do të jetë mundësia për tregje të reja dhe kalimi i tyre në nivel ndërkombëtar. Lobimi për këto sipërmarrje do të jetë me fokus: mbështetje në standardizimin e produktit/shërbimit dhe zgjerimin e tregët në nivel rajonal ndërkombëtar. Dhoma do të jetë në mbështetje të tyre për zhvillim, ndërsa bashkë me këto sipërmarrje të mëdha, do të mbështesë të gjithë kategorinë e sipërmarrjeve të vogla. Kjo krijon një zhinxhir zhvillimi tek të gjitha hallkat e biznesit. Sot, shumë sipërmarrje të mëdha vendase kanë zgjeruar investimet në rajon e më gjerë. Por potenciali është më i lartë. Pas vitesh përvojë në treg, sipërmarrjet e mëdha shqiptare kanë njohuritë dhe energjinë e nevojshme për të shkëlqyer edhe në tregje ndërkombare.

Nëse keni pyetje ose nevojë për më tepër informacion rreth shërbimeve që ne ofrojmë ju lutem na kontaktoni.

Anëtare me biznese të reja/ të vogla

ANëtare me kuotë bazë

anëtare të kategorisë gold

PROGRAM MENTORIMI

Synon të mbështesi dhe fuqizojë gratë në biznes

Bashkëpunim mes lidereve të së nesërmes dhe profesionisteve të afirmuara, duke ofruar një ekosistem mentorimi të strukturuar

Çfarë të prisni?

  • Mentorimi është pa pagesë për anëtaret në vitin e parë.
  • Ne do t’ju përshtasim me një mentore me përvojë bazuar në formën e aplikimit të programit të plotësuar nga ju.
  • Planifikimi i katër takimeve online në dy muaj me mentoren.

Nëse keni pyetje ose nevojë për më tepër informacion rreth shërbimeve që ne ofrojmë ju lutem na kontaktoni.

Pse ti bashkoheni Programit të Mentorimit?

  • Merrni udhëzime të përshtatura për nevojat dhe qëllimet tuaja.
  • Mësoni nga drejtuese me përvojë në biznes, të gjitha mentoret tona janë eksperte në fushën e tyre.
  • Përmirësoni rritjen profesionale.

Kush mund të bëhet pjesë?

  • Sipërmarrëset që kërkojnë të rriten dhe përmirësojnë biznesin e tyre.
  • Drejtueset e bizneseve ose organizatave jofitimprurëse që kërkojnë mënyra për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për të tejkaluar sfidat ekzistuese.

ANTONELA
HAKO

Lidere në industrinë ushqimore dhe fuqizimin e grave, administratore e “Hako sh.p.k.” në Shqipëri e Kosovë dhe Kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas. E angazhuar në rrjete rajonale e ndërkombëtare për mbështetjen e grave, me përvojë në strategji biznesi dhe ndërveprim institucional. Mentorimin e sheh si përkushtim për përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri.

SABI
OSMANI

Themeluese e “Easy Albania” dhe bashkëthemeluese e “Women and Tech Albania”, me mision mbështetjen e të huajve dhe fuqizimin e grave në teknologji. Drejtuese Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Gruas që nga viti 2024, mentorimin e sheh si mundësi për ndërtimin e karrierave në teknologji dhe sipërmarrje.

XHOI
JAKAJ

Profesioniste shumëdimensionale me përvojë të gjerë në drejtim, edukim dhe media. Ka shërbyer si Drejtore e Burgut të Grave në Tiranë dhe si lektore në universitet në fushat e drejtësisë dhe komunikimit. Angazhohet aktivisht për fuqizimin e grave dhe të komuniteteve vulnerabël. Mentorimin e vlerëson si një proces transformues me ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri.

ANA
KEKEZI

Konsulente marketingu me mbi 25 vite përvojë në sektorin publik dhe privat, lektore dhe eksperte në projekte ndërkombëtare. E angazhuar në organizata që mbështesin gratë dhe grupet vulnerabël, mentorimin e përdor për të ndarë njohuritë mbi inovacionin dhe transformimin digjital.

FRANCESKA
KORANCE

Drejtore Ekzekutive e Build Green Group dhe përfaqësuese zyrtare e EIT për Shqipërinë. Ka mbi 10 vite përvojë në qeverisjen mjedisore, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm. Bashkëpunuese me organizata ndërkombëtare si GIZ, Banka Botërore etj. në cilësinë e ekspertes. Mentorimin e ofron në fushat e aksesit në fondet europiane dhe zhvillimit të projekteve.

ANEIDA
BAJRAKTARI BICJA

Themeluese e Balkans Capital dhe bizneseve të tjera, drejton Startup Albania Foundation dhe është pjesë e komunitetit Startup Grind. Ka krijuar platforma inovative për konsum të qëndrueshëm dhe mbështetjen e grave në zhvillimin e ideve përmes mentorimit dhe transferimit të përvojës.

YLLKA AGOLLI

Audituese dhe partnere në Liburn Audit me ekspertizë në raportim financiar, risk menaxhim dhe taksa. Ka udhëhequr projekte për biznese të ndryshme dhe e sheh mentorimin si investim në zhvillim profesional dhe ndërtim komuniteti të qëndrueshëm.

Edlira
Çepani

Aktiviste dhe drejtuese e Aleancës Pro Familjes, me përvojë në komunikim dhe advokim. Si mentore Edlira sjell një pasion të jashtëzakonshëm për të rritur e fuqizuar gratë sipërmarrëse duke i ndihmuar të zbulojnë potencialin e tyre dhe të gjejnë strategjitë e duhura për të përballuar sfidat.

Faola
Hodaj

Eksperte në fushën e sipermarrjes, inovacionit dhe transformimit digjital duke bashkëpunuar me institucione publike, organizata ndërkombëtare dhe sipërmarrje private. Si mentore ajo sjell energji pozitive, profesionalizëm dhe dëshirën për të ndarë njohuri praktike që ndihmojnë gratë e reja sipërmarrëse të jenë më konkurruese dhe të shohin përtej kufijve lokalë.

Edlina
Losha

Themeluese e kopshtit “Princi i Lumtur”, një institucion arsimor parauniversitar 20 vjecar me filozofi inovatore në edukimin e fëmijëve. Si mentore, Edlina sjell përvojën e saj në drejtim si sipërmarrëse, vizionin për edukim cilësor dhe energjinë e fituar nga udhëtimet në mbarë botën.

Fëllanza
Kajtazi

Lidere në industrinë ushqimore dhe fuqizimin e grave, administratore e “Hako sh.p.k.” në Shqipëri e Kosovë dhe Kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas. E angazhuar në rrjete rajonale e ndërkombëtare për mbështetjen e grave, me përvojë në strategji biznesi dhe ndërveprim institucional. Mentorimin e sheh si përkushtim për përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri.

Jetona
Myteveli

Eksperte me përvojë në menaxhim dhe zhvillim biznesi, e angazhuar në projekte që lidhen me fuqizimin ekonomik, inovacionin dhe sipërmarrjen. Ajo ka kontribuar në iniciativat e GIZ, si edhe në projekte të partnerëve të tjerë duke ndihmuar dhjetëra biznese të rrisin kapacitetet dhe të aksesojnë mundësi të reja financimi. Si mentore, ajo sjell një kombinim unik të njohurive praktike, eksperiencës në terren dhe vizionit strategjik.

Trajnime

Zbuloni historitë dhe momentet më të rëndësishme nga aktivitetet e DHOMËS EKONOMIKE TË GRUAS.

Trajnim | Si të Ndërtosh dhe Mbash një Ekip të Fortë në Biznesin tënd

Trajnim ekskluziv: Si të përshtasësh biznesin me ligjin dhe standardet e BE-së

Rrit biznesin tënd: Praktika efektive për menaxhim dhe shitje

Akses në Fondet Europiane dhe Kombëtare: Trajnim praktik

Strategjitë praktike të marketingut për rritjen e biznesit