Takim në ambientet e Bashkisë së Tiranës

Takim në ambientet e Bashkisë së Tiranës

Përfaqësueset e Dhomës Ekonomike të Gruas zhvilluan një takim në ambientet e Bashkisë Tiranë, me prezencën e Anuela Ristani, Nënkryetare e Bashkisë dhe Andriola Kambo, Këshilltare e Kryetarit të Bashkisë si dhe drejtoreshë ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare. U diskutua për mundësinë e bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës, Unionit të Bashkive Shqiptare si dhe Dhomës Ekonomike të Gruas me qëllim forcimin e partneritetit për zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjes së grave. Vetë Bashkia Tiranë ka programe të dedikuara, me anë të të cilave synon krijimin e një bashkëpunimi të drejtpërdrejt me Dhomën Ekonomike të Gruas, në mënyrë që të dyja palët të arrijnë të kontribuojnë; me eksperiencën e Dhomës Ekonomike dhe programet në kuadër të fuqizimit ekonomik të gruas nga ana e Bashkisë Tiranë. U diskutua gjatë këtij takimi edhe për lë krijimin dhe implementimin e programeve mbi trajnimin, mentorimin si dhe sigurimin e fondeve në këtë sferë me synim forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve dhe bizneseve që drejtohen nga gratë.

Theksi u vu gjithashtu edhe tek bashkëpunimi dhe krijimi i aktiviteteve të përbashkëta mes Dhomës Ekonomike të Gruas dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në kuadër të krijimit të mundësive për shkëmbimin e eksperiencave mes grave në biznes në të gjithë trevat shqiptare si dhe zgjerimit të mëtejshëm të tregut.

Në përfundim të takimit, rëndësi e veçantë iu kushtua:

  1. Bashkëpunimi mes Dhomës Ekonomike të Gruas dhe Bashkisë Tiranë në fuqizimin ekonomik të gruas përmes projekteve të implementuara bashkarisht.
  2. Bashkëpunimi mes Dhomës Ekonomike të Gruas dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në shkëmbimin ekonomik dhe zgjerimin e tregut në të gjithë trevat shqipfolëse si Prishtina, Tetova, Ulqini, Tuzi dhe më tej.