Dhoma Ekonomike e Gruas

Realizohet takimi midis Dhomes Ekonomike te Gruas dhe Programit Italo-Shqipetar per zhillimin e SME-ve

Përfaqësues të Dhomës Ekonomike të Gruas zhvilluan një takim me përfaqësues të programit Italo Shqipar për zhvillimin e SME-ve.
Gjatë takimit me Z. Gavril Lasku, Drejtor i Programit dhe Znj. Loris Hoxha, Eksperte e Komunikimit dhe Informimit, u diskutua bashkëpunimi për të mbështetur zonjat e anëtarësuara pranë Dhomës, të cilave do t’ju sigurohet mundësi për rritje kapacitetesh por edhe mbështetje financiare për konsulenca nëpërmjet programit.
Në këtë takim u evidentua se Dhoma Ekonomike e Gruas ka një fokus të veçantë në mbrojtjen e interesave ekonomike dhe sociale të grave sipërmarrëse duke ju ofruar atyre mundësi të ndryshme zhvillimi.