U zhvillua takimi midis Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri dhe asaj në Kosovë.

U zhvillua takimi midis Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri dhe asaj në Kosovë.


Përfaqësueset e Dhomës Ekonomike të Gruas zhvilluan një takim me zonjën Afërdita Saraçini, kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas në Kosovë, e njohur ndryshe si G7, pasi u themelua nga shtatë gra. Takimi është zhvilluar në kushtet e masave mbrojtëse ndaj Covid-19, në shtëpinë e zonjës Saraçini, ku mikpriti zonjat e Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri për të diskutuar sfidat e grave në Shqipëri dhe në Kosovë si dhe për të ndarë përvojat e përbashkëta mes të dyja palëve në zhvillimin e një sipërmarrjeje të tillë siç është Dhoma Ekonomike e Gruas.
Gjatë takimit u diskutua si për zhvillimet ekonomike të vendeve përkatëse dhe qasja në fuqizimin e e Dhomës Ekonomike të Gruas duke u bazuar edhe në eksperiencën e Kosovës.

Zonjat theksuan se është prioritet një urë bashkëpunimi mes grave sipërmarrëse të dy vendeve për të mundësuar zgjerimin e tregut për bizneset në Kosovë dhe në Shqipëri me anë të shkëmbimit të eksperiencave, lidhjen e marrëveshjeve mes njëri-tjetrit dhe mundësisë për lobimin në çështjet e përbashkëta me ndikim në nivel rajonal.