Drejtuese të Dhomës Ekonomike të Gruas takuan znj. Ana Elizabeth Goutier, Atashe për Bashkëpunimet Institucionale pranë Ambasadës Franceze në Shqipëri
Drejtuese të Dhomës Ekonomike të Gruas takuan znj. Ana Elizabeth Goutier, Atashe për Bashkëpunimet Institucionale pranë Ambasadës Franceze në Shqipëri.
Gatishmëria për të bashkëpunuar dhe mbështetur Dhomën ishte e qartë nga ana e Ambasadës.
Dhoma Ekonomike e Gruas shihet si partnere ideale për bashkëpunim në nismat e zhvillimit të gruas, rritjen e kapaciteteve të ekspertizës dhe rrjetëzimin e gruas sipërmarrëse në nivel ndërkombëtar.
Nisma u vlerësua nga znj. Goutier, e cila foli për mundësi konkrete bashkëpunimi.