Dhoma Ekonomike e Gruas organizoi trajnimin mbi Sipërmarrjen Financiare
Dhoma Ekonomike e Gruas organizoi trajnimin mbi Sipërmarrjen Financiare, ku ndër të tjera u trajtuan çeshtje si: Burimet e Financimit të një Biznesi, Kreditë, Grantet. Në çfarë kushtesh mund të aksesojmë projekte dhe grante kur jemi si biznes i vogël, i mesëm apo i madh.Trajnimi ka pasur një interes shumë të madh, ku u vu re pjesemarrje e konsiderueshme zonjash rreth 50, të pranishme në trajnim, antare të Dhomës Ekonomike të Gruas dhe dhe jo vetëm. Për më shumë se dy orë interaktive, zonjat ndanë shqetesimet dhe pyetje të ndryshe, ku pjesa më e madhe ishte e përqëndruar specifikisht mbi mënyrën se si duhet të operohet për të përballuar me sukses ndryshimet e tregut pas pandemisë së Covid 19.Disa tema dhe nevojat që dolën në pah gjatë takimit janë:
Si të marketojmë biznesin në vendet fqinje dhe jo vetëm
Si mund të kemi akses të bëjmë biznes jashtë Shqipërisë duke shfrytëzuar kapitalin që kemi në Shqipëri?
Si mund të aksesojmë projekte dhe grante në organizma ndërkombëtar si BERZH, Banka Botërore etj.
Nga vetë grupi doli serish si nevojë bashkëpunimi dhe ndërlidhja e zonjave në Shqipëri që kanë një biznes