Dhoma Ekonomike e Gruas

Dhoma Ekonomike e Gruar mban takim me gratë sipërmarrëse në Berat

 
Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas Antonela Hako dhe Presidentja e Nderit Antoneta Ndreka takuan disa nga sipërmarset e suksesshme të Beratit. Objektivi është zgjerimi i bashkëpunimit midis grave sipërmarëse shqiptare.
Berati është një nga qytetet me numrin më të madh të grave sipërmarëse në fusha të ndryshme të ekonomisë.Gratë në biznes janë një zë i rëndësishëm në ekonominë e vendit dhe përballen çdo ditë me shumë vështirësi dhe probleme, por së bashku ato janë më të forta. Së bashku bëhemi të pathyeshëm, së bashku mund të arrijnë gjithçka.
Dhoma Ekonomike e Gruas Tregëtisë së Grave vazhdon takimet dhe mirëpret të gjitha gratë sipërmarëse për t’u bërë pjesë e saj!