Dhoma Ekonomike e Gruas

Takimi i zhvilluar me zonjën Jorida Tabaku

Drejtuese të Dhomës Ekonomike të Gruas zhvilluan një takim me zonjën Jorida Tabaku, përgjegjëse për politikat ekonomike pranë PD, Ish nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Konkurrenca e lirë, lufta ndaj informalitetit dhe rritja e pagës minimale, ishin çështjet kryesore të këtij diskutimi.
Zonja Tabaku vlerësoi nismën e grave sipërmarrëse, duke theksuar se ka nevojë për më shumë zë dhe opinione nga gratë sipërmarrëse.
Kjo do të vlente mbi të gjitha për tregun e punës dhe çështjet sociale, për të cilat grate janë më të ndjeshme.
Antonela Hako, Kryetare e Dhomës shtroi nevojën e formalizimit të tregut në të gjitha hallkat e tij si nevojën e rritjes së pagës minimale. 
Nënkryetarja e Dhomës Valbona Begolli, tha se, “Ekonomia e vendit ka nevojë për standardizim si në biznesin privat, por dhe në shërbimet publike ndaj sipërmarrjes.”
Me qëllim mbarëvajtjen dhe konsolidimin e bizneseve, ajo sugjeroi kritere më të forta që në regjistrimin e tyre.