Trajnimi i Dhomës Ekonomike të Gruas “Vendimarrja financiare në biznes"
Dhoma Ekonomike e Gruas zhvillon trajnimin “Vendimarrja financiare në biznes”. Objektivi është të fuqizojmë rolin e gruas në biznes, duke rritur aftësitë e saj vendimmarrëse në financa.
Trajnimi do të zhvillohet me datë 27.11.2020, ora 11:00 në Zoom dhe mbahet nga znj. Ersida Doçaj.
Temat që do të trajtohen:
- Burimet e financimit të një projekti/ biznesi.
- Shtyllat kryesore të vendimarrjes financiare.
- Aktorët e përfshirë në një financim biznesi/projekti.
Znj. Ersida Doçaj vjen nga një eskperiencë e gjatë pune në sektorin bankar. Aktualisht ajo mban pozicion e Senior Banker, ICT, në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Londër, si përgjegjëse për Europën Juglindore. Me më shumë se 10 vite experiencë pune në institucionet dhe kompanitë më të mëdha europiane, znj. Doçaj ndan njohuritë e saj me të gjitha zonjat drejtuese në biznese.
Në një kohë të vështirë si kjo që po kalojmë, financat janë thelbi i ecurisë dhe stabiliteti të një sipërmarrje.
Për regjistrime nga shkruani në info@weca.al
Ose telefononi në +355698021111