Dhoma Ekonomike e Gruas

Valbona Begolli Nënkryetare (Albpastrim shpk, Albsolution shpk, Albacademy shpk)

Valbona Begolli është sot themeluese e grupit të përbërë nga tri kompani, Albpastrim, Albacademy dhe Albsolution, ndërsa drejton Albacademy. Prej më shumë se 10 vite në sipërmarrje, Valbona ka zgjeruar në mënyrë progresive sipërmarrjet e saj, duke zhvilluar modele biznesi të qëndrueshme me impak në tregun e punës dhe në sektorët ku shërben. Krahas zhvillimit dhe menaxhimit të suksesshëm, ajo është mentore e stafit dhe ekipit drejtues të kompanive të saj, por edhe e organizatave dhe sipërmarrjeve me të cilat punon.

Sipërmarrjen e ka nisur në Greqi, ku jetonte me familjen, por zgjodhi ta zhvillojë atë në vendin e saj. E diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës, Valbona ka zhvilluar më tej aftësitë e saj menaxhuese.

Ajo ka zhvilluar fillimisht trajnime për llogari të kompanisë së saj ndërsa prej pak vitesh është angazhuar në trajnime të segmente të ndryshme të shërbimit dhe zhvillimit të biznesit, përmes Albacademy.

Valbona ka zhvilluar aftësi në koordinim dhe shërbim përmes trajnimeve të marra ndër vite.

Begolli ka bashkëpunuar me organizata lokale për rritjen e kapaciteteve, fuqizimin e burimeve njerëzore dhe rritjen e aftësive të tyre. Ajo është konsulente pranë BERZH për zhvillim biznesi.

Përmes Albacademy, Begolli është angazhuar në identifikimin e nevojave të formimit dhe zhvillimin e moduleve të trajnimit sipas standardeve ndërkombëtare për zhvillimin e biznesit.

Përmes bashkëpunimit me PROSEED/Giz, ajo është angazhuar në trajnime të sipërmarrjeve në fushën e turizmit në dy destianacione të rëndësishme turistike: Korçë dhe Gjirokastër.

Kontributi i saj është në fuqizimin e kapaciteve në tregun e punës me rezultat të trefishtë: rritja e cilësisë së shërbimit për klientin, fuqizimi i kompanisë ku ai punon dhe përmirësimi i karrierës së tij.