Dhoma Ekonomike e Gruas

Alida Kondi Nënkryetare (Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë)

Ndërmarrje të vogla dhe të mesme e njohin, por edhe organizata rajonane e ndërkombëtare. Alida Kondi, e diplomuar në fushën e ekonomisë në manaxhim turizmi dhe administrim publik, ka një përvojë 30 vjeçare në zhvillimin e SME-ve, politikave të SME-ve, zhvillimit të turizmit, organizatave të biznesit dhe konsulencës.

Prej 9 vitesh, Alida është drejtore themeluese dhe financuese e organizatës jo-fitimrurëse “Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë”, me fokus  zhvillimin e SME-ve, sipërmarrjes dhe zhvillimit të biznesit social dhe shoqërisë civile.

Alida është ekspert senior në fushën e planifikimit, shkrimit, zhvillimit, manaxhimit dhe vlerësimit të projekteve. Ajo ka një numër punimesh, studime, tekst mësimor, raporte për tregun e punës, biznesin dhe investimet, mbi ndërmarrjet sociale në Shqipëri, etj. Ajo ka eksperiencë në hartimin e programeve për ngritjen e kapaciteteve dhe ofrim trajnimesh për biznese, organizata dhe institucione publike dhe raportuese për zbatimin e politikave të SME-ve.Alida punon edhe si eksperte ndërkombëtare për projekte apo institucione publike.