Dhoma Ekonomike e Gruas

Albana Muçaj Themeluese dhe anëtare bordi e Dhomës Ekonomike të Gruas (Qendra Multi Funksionale Kallz)

Albana Muçaj, që nga Marsi i vitit 2016 është themeluese dhe drejtuese e qendrës Multifunksionale Kallz, një sipërmarrje e fokusuar në shërbimet për fëmijët, prindërit, familjen. Krahas programit pas shkolle, kurseve dhe programeve verore dhe dimërore për fëmijë e të rritur, Albana vjen edhe me një media dedikuar prindërve dhe fëmijëve, Revista Kallz.
Albana ka një përvojë të gjatë në fushën e gazetarisë dhe komunikimit. Pas diplomimit në Gazetari, ajo zhvendoset në Itali për të studiuar për shkenca juridike, ku punoi edhe si përkthyese për çështje të rëndësishme të drejtësisë italiane.

Prej vitit 2000 Albana ka punuar si gazetare, fillimisht në Agjensinë Telegrafike Shqiptare dhe më tej tek revista ekonomike Monitor. Edhe pse gjithnjë gazetare e çështjeve ekonomike, ajo ka përvojë në media të ndryshme, përfshirë gazetarinë televizive, me 5 vite përvojë në ABC News dhe drejtimin e medias si kryeredaktore e Businessmag.al.

Krahas drejtimit të biznesit dhe kontributit të herë pas hershëm në gazetari, Albana është angazhuar së fundi edhe si konsulente në fushën e komunikimit dhe content writing për disa kompani e institucione.

Gjatë përvojës së saj në gazetari ajo ka shkruar mbi 500 histori dhe profile rreth grave në biznes dhe në karrierë. Albana ka mbështetur me strategji komunikimi sipërmarrës në industrinë tekstile, shërbime, tregti dhe konsulencë.

Ajo është shumë e interesuar në një ndikim progresiv të komunitetit të grave. Përmes punës së saj ajo ka mundësua ngritjen e zërit dhe shqetësimeve të komunitetit të biznesit si dhe nxjerrjen në pah të shembujve model për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të sipërmarrjes dhe vendit.