Rrugëtimi i saj pasqyron udhëzimet më të mira për të zhvilluar karrierë. Pas përfundimit të studimeve në Fakuletin Ekonomik në Financë në vitin 1988 në universitetin e Tiranës, Antonela Hako punon për dy vite si ekonomiste në Laç, në Ndërrmarjen e Ndërtimeve Industriale.
Antoneta Ndreka është bashkëthemeluese e LUFRA sh.p.k. dhe ujit Dukat. Antoneta ka mbajtur me sukses për më shumë se 27 vite pozicionin e Drejtores së Prodhimit dhe Planifikimit.
Valbona Begolli është sot themeluese e grupit të përbërë nga tri kompani, Albpastrim, Albacademy dhe Albsolution, ndërsa drejton Albacademy. Prej më shumë se 10 vite në sipërmarrje, Valbona ka zgjeruar në mënyrë progresive sipërmarrjet e saj, duke zhvilluar modele biznesi të qëndrueshme me impak në tregun e punës dhe në sektorët ku shërben.
Ndërmarrje të vogla dhe të mesme e njohin, por edhe organizata rajonane e ndërkombëtare. Alida Kondi, e diplomuar në fushën e ekonomisë në manaxhim turizmi dhe administrim publik, ka një përvojë 30 vjeçare në zhvillimin e SME-ve, politikave të SME-ve, zhvillimit të turizmit, organizatave të biznesit dhe konsulencës.
Klodiana Ajazi është një sipërmarrëse e cila drejton kompanitë “Inovess Construction and Management” dhe “Novus Marketing and Advertising”. Në vitin 2017 themeloi kompaninë
“Inovess Construction and Management” shpk, duke ofruar 2 shërbime të standartizuara në sektorin e ndërtimit…