Klodiana Ajazi
Themeluese & Drejtor Ekzekutiv (Inovess Construction and Management, Novus Marketing and Advertising)


Klodiana Ajazi është një sipërmarrëse e cila drejton kompanitë “Inovess Construction and Management” dhe “Novus Marketing and Advertising”. Në vitin 2017 themeloi kompaninë “Inovess Construction and Management” shpk, duke ofruar 2 shërbime të standartizuara në sektorin e ndërtimit; menaxhimin e projekteve turistike dhe rezidenciale si edhe zbatimin e punimeve ndërtimore civile dhe industriale. Menaxhimi i projekteve në Inovess erdhi si një shërbim risi për tregun, duke siguruar që pjesë e portofolit të kompanisë të bëhen projektet të rëndësishme në vend. Duke ju përshtatur zhvillimit të shpejtë të sektorit, Inovess tashmë është në një kompani ndërtuese e cila kryen zbatimin e punimeve ndërtimore. Klodiana gjatë drejtimit të Inovess ka një fokus të vecantë në garantimin e një shërbimi të diferencuar duke plotësuar nevojat e munguara të tregut me specialist të kualifikuar e me eksperiencë të gjatë në punë, në sigurimin e zgjidhjeve të garantuara teknike, në koordinim efiçent dhe në cilësi të lartë materialesh.
Bashkëthemelimi i kompanisë “Novus Marketing and Advertising” erdhi si një nevojë pas analizës së një tregu që vazhdimisht kërkonte cilësi dhe inovacion. Novus përgjatë viteve të operimit është transformuar dhe sot ofron një gamë të larmishme shërbimesh në fushën e reklamave indoor & outdoor si dhe në marketing. Në bashkëdrejtimin e Novus, Klodiana vë një theks të veçantë në cilësinë, origjinalitetin, në zgjidhjet efiçente për produktet që prodhohen. Ndërkohë krahas prodhimit të reklamave, duke e orientuar kompaninë drejt së ardhmes dhe inovacionit, pjesë e portofolit të Novus janë gjithashtu shërbimet e programimit, digjitalizimit dhe zgjidhjeve IT.
Klodiana është ndër drejtuesit që beson fort se vlerat në një biznes, konkurenca e ndershme, zhvillimi i vazhdueshëm, shërbimi cilësor janë ata që garantojnë suksesin. Për Klodianën, biznesi nuk është veç se një burim fitimi por edhe një mënyrë për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në shoqëri.