Projekti mbi kurrikulat e shkollave profesionale.

Dhoma Ekonomike e Gruas  në bashkëpunim me Swisscontact in Albania ka ndërmarrë një  iniciative përmirësimin dhe përshtatjen e kurrikulave mesimore në disa profile në shkollat profesionale.

Tashmë është I njohur hendeku midis arsimit profesional dhe përshtatjes ndaj nevojave reale të biznesit në këto drejtime. Çfarë studentët  mësojnë  ka një diferencë te konsiderueshme me kërkesat e bindëseve për këto profile.  E hasur me këtë problem prej shume kohësh Dhoma Ekonomike e Gruas është duke punuar në bashkëpunim me Swissconatact për të realizuar fokus grupe  me bizneset e këtyre industrive nga ku do të dalin të draftuara sugjerimet e vete bizneseve mbi ndryshimet e nevojshme në kurrikula. Në vazhdim do jemi duke komunikuar me bizneset e industrive respektive për te qenë pjesë aktive gjatë gjithë  procesit.

Ndërhyja në këtë hallkë do të plotësoj një boshllëk  të  krijuar në gjithë  këto vite ku shumica e studentëve  nuk e gjejnë veten  mjaftueshëm të kualifikuar për të ushtruar profesionin pas mbarimit të  shkollës, çfarë I kushton shumë biznesit si  në kohë,  si në burime njerëzore , e përkthyer është një kosoto e lartë në të ardhura. Projekti do të startoj këtë muaj me organizimin e fokus grupeve në industrit respektive.