Biznes i mesëm
Sipërmarrjet e nivelit të mesëm kanë nevojë për rritje të mëtejshme. Ndaj fokusi do të jetë rritja e tyre përmes krijimit të mundësive për rrjetëzim dhe partneritetit me sipërmarrje të fushave të interesit. Përmes panaireve, konverencave dhe aktiviteteve të përbashkëta me Dhomat Ekonomike simotra në rajon, ne synojmë t’i njohim ato me përvojat e kompanive të njëjta në rajon. Shkëmbimi i njohurive është mundësi e dyfishtë për zhvillim, por edhe bashkëpunim. Në këtë fazë zhvillimi, financat janë një element kyc. Ne do të lobojmë fort që sipërmarrjet me potencial rritje të kenë akses në financa dhe të trajtohen me prioritet.
Nëse keni pyetje ose nevojë për më tepër informacion rreth shërbimeve që ne ofrojmë ju lutem na kontaktoni.
Benefitet e biznesit të mesëm
- Informim i vazhdueshëm
- Rrjetëzim/ network
- Paketa trajnimi dhe konsulence
- Partneritet dhe zgjerim tregu
- Inovacioni në biznes/ zhvillim teknologjik
- Promovim