Dhoma Ekonomike e Gruas

Biznes i madh

Sipërmarrjet e mëdha në këndvështrimin tonë, e shohin konsolidimin e tyre në tregje ndërkombëtare. Ndaj për këtë kategori, objektivi i dhomës do të jetë mundësia për tregje të reja dhe kalimi i tyre në nivel ndërkombëtar. Lobimi për këto sipërmarrje do të jetë me fokus: mbështetje në standardizimin e produktit/shërbimit dhe zgjerimin e tregët në nivel rajonal ndërkombëtar. Dhoma do të jetë në mbështetje të tyre për zhvillim, ndërsa bashkë me këto sipërmarrje të mëdha, do të mbështesë të gjithë kategorinë e sipërmarrjeve të vogla. Kjo krijon një zhinxhir zhvillimi tek të gjitha hallkat e biznesit. Sot, shumë sipërmarrje të mëdha vendase kanë zgjeruar investimet në rajon e më gjerë. Por potenciali është më i lartë. Pas vitesh përvojë në treg, sipërmarrjet e mëdha shqiptare kanë njohuritë dhe energjinë e nevojshme për të shkëlqyer edhe në tregje ndërkombare.

Nëse keni pyetje ose nevojë për më tepër informacion rreth shërbimeve që ne ofrojmë ju lutem na kontaktoni.

Benefitet e biznesit të madh