Biznes i vogël
Bizneset e vogla dhe startupet janë në fokusin tonë. Dhoma synon të ofrojë për ta informacione rreth tregjeve, aksesit në financa dhe mundësive të zhvillimit. Me një rrjet të gjerë konsulentësh e mentorësh biznesi, Dhoma mund të shërbejë si një pikë referimi për sipërmarrësit që duan të zgjerojnë aktivitetin. Objektivi ynë ëshë krijimi i mundësive të trajnimit të sipërmarrësve, inkubimit të ideve më të mira dhe monitorimit të ecurisë së tyre. Biznesi I vogël do të jetë jo vetëm në focus të ekspertëve, por edhe të sipërmarrjeve të mëdha. Këto të fundit kanë mundësi të japin mbështetjen e tyre me njohuritë, apo politikat që po zhvillojnë për fushën ku veprojnë. Njëkohësisht sipërmarrjet e mëdha mund të mbështesin energjinë dhe idetë e reja e inovative.
Nëse keni pyetje ose nevojë për më tepër informacion rreth shërbimeve që ne ofrojmë ju lutem na kontaktoni.
Benefitet e biznesit të vogël
- Informim i vazhdueshëm
- Paketa trajnimi dhe monitorim
- Burime financimi
- Zgjerim Network
- Promovim i vazhdueshëm
- Krijim i një start up