- 2 Dhjetor, 2020
- Posted by: admin
- Category: Uncategorized
Dhoma Ekonomike e Gruas në bashkëpunim me Swisscontact in Albania ka ndërmarrë një iniciative përmirësimin dhe përshtatjen e kurrikulave mesimore në disa profile në shkollat profesionale.
Tashmë është I njohur hendeku midis arsimit profesional dhe përshtatjes ndaj nevojave reale të biznesit në këto drejtime. Çfarë studentët mësojnë ka një diferencë te konsiderueshme me kërkesat e bindëseve për këto profile. E hasur me këtë problem prej shume kohësh Dhoma Ekonomike e Gruas është duke punuar në bashkëpunim me Swissconatact për të realizuar fokus grupe me bizneset e këtyre industrive nga ku do të dalin të draftuara sugjerimet e vete bizneseve mbi ndryshimet e nevojshme në kurrikula. Në vazhdim do jemi duke komunikuar me bizneset e industrive respektive për te qenë pjesë aktive gjatë gjithë procesit.
Ndërhyja në këtë hallkë do të plotësoj një boshllëk të krijuar në gjithë këto vite ku shumica e studentëve nuk e gjejnë veten mjaftueshëm të kualifikuar për të ushtruar profesionin pas mbarimit të shkollës, çfarë I kushton shumë biznesit si në kohë, si në burime njerëzore , e përkthyer është një kosoto e lartë në të ardhura. Projekti do të startoj këtë muaj me organizimin e fokus grupeve në industrit respektive.