Dhoma Ekonomike e Gruas

Erisola Gjinika, e ka nisur jetën e saj mes një parku bletësh. Me babain bletar, gruaja nga Konispoli I ka bletët në epiqendrën e aktivitetit të saj. Sot është 39 vjeç, por që në fillim të adoleshencës zbuloi tek vetja pasionin për bletet. Nga një akltivitet të nisur me 8 koshere bletësh, sot ajo ka një park prej 250 bletësh, duke ofruar bletarinë më të madhe në zonë.

Gjinika kujdeset vetë për bletët dhe bën gjithçka që atë të ndihet mirë. “Shtegtimi I tyre është I rëndësishëm. Kur bletët shkojnë në male të pasura ato shumohen”, thotë Gjinika.

Pasionin e ka trashërguar nga babai, i cili merret me bletet edhe sot. “Për mua bleta është një dashuri, një pasion, një dashuri që vjen direkt edhe pas fëmijëve të mi”, thotë ajo, duke treguar për televizionin publik RTSH se, “e kam nisur që në moshën 8 vjeçare. Prindërit e nuk me lejonin të vija tek bletët, pasi kishin frikë mos më suleshin dhe mos kisha alergji prej tyre. Si kundërpërgjigje unë luaja me koshere, me bletë. Lojërat e saj vërtiteshin rreth bletëve.

E ka nisur me 8 bletë që i dhuroi vjehrri i saj dhe më tej edhe 7 bletë nga babai.

Ajo tregon se arrin t’i administojë vetë dhe kur ka nevojë për puëntorë për shtegtim, merr punëtorë shtesë. “Duhen shtegtimet. Mjalti vjen nga natyra. Muaji më i mirë për mjaltin nis në fund të prillit, në maj dhe në qershor.”, thotë ajo.

Problemet e saj i has në vështirësitë e tregut. “Prodhimin e shesim tek klientin e besuar. Duhet të kemi kujdes të mos humbasim për shkak të spërkatjeve. Kërkon kujdes sidomos në fushën e mandarinave” thotë Erisola, e cila ka përfituar edhe nga subvencionet e bujqësisë.  Ajo është aktive në pjesmarrjet në panaire dhe është një anëtaret e Dhomës Ekonomike të Gruas.