Dhoma Ekonomike e Gruas

Ministrja e financave dhe ekonomisë: Qeveria vijoi uljen e mëtejshme të barrës fiskale!

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka deklaruar se “ulja e barrës fiskale vazhdon dhe masat e marra nga qeveria Shqiptare kanë ndihmuar më shumë se 147 mijë biznese të vogla dhe të mëdha”.

“Gjithmonë në mbështetje të sipërmarrjes edhe në kohën e pandemisë” është shprehur ajo.

Ministrja informoi se “biznesi i madh me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajë këstet e parapagimit të tatimit mbi fitimin për vitin 2020, ndërsa biznesi i vogël nuk do të paguaj këstet e parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për vitin 2020″.

Po ashtu, ministrja informoi se “nuk do të parapaguajnë këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore prill-dhjetor 2020 bizneset e turizmit, fasonët dhe call center”.

Ministrja e Financave ka njoftuar se “Shtyhet në prill-shtator 2021, pagesa e kësteve të tatimit mbi fitimin për biznesin e madh me xhiro mbi 14 milionë lekë përjashtuar bankat, telekomunikacionin, firmat farmaceutike, ushqimoret e fruta perimet”.