Qeveria miraton buxhetin për vitin 2021

Qeveria e Republikës së Shqipërisë  këtë  muaj ka bërë publikë buxhetin e vitit 2021 të quajtur tashmë si buxheti I qytetarit. Një nga pikat e buxhetit është përgjegjshmëria ndaj nevojave të burrave dhe grave, synon avancimin e përpjekjeve Evropiane për barazi gjinore, nëpërmjet planifikimit të fondeve, të cilat adresojnë problematika të pabarazive gjinore në sektorë si: shëndetësia, mbrojtja sociale, arsimi, bujqësia, etj

Për vitin e ardhshëm pritshmëritë e qeverisë janë për një rritje ekonomike parashikohet në 5.5 përqind në vitin 2021 dhe parashikohet të vijojë të qëndrojë afër nivelit prej 4.9 përqind përgjatë periudhës afatmesme në vijim.  Rritja ekonomike dhe punësimi, do të mbështetet edhe nga objektivi tjetër i planifikuar në këtë buxhet, ai i sigurimit të një niveli të lartë të investimeve publike prej 7.2% e PBB.

Disa pika se si është mendua r të suportohet biznesi I vogël dhe I mesëm

  • Ndërmarrja me sukses e aktiviteteve promovuese për nxitjen e investimeve të huaja dhe të produkteve “Made in Albania”.
  • Nxitjes së krijimit të bizneseve të reja në sektorë me potencial zhvillimi nëpërmjet Fondit Start-Up
  • Sigurimi i implementimit efektiv të masave të “gjelbëra” të planifikuara për SME-të nëpërmjet ridizenjimit të skemave mbështetëse
  • Zhvillimi i një qasje holistike në mbështetje të SME-ve në integrimin e zinxhirit të vlerave globale përmes pjesmarrjes së Shqipërisë në rrjetin e Enterprise Europe Network, Shtylla e Programit