- 8 Mars, 2021
- Posted by: admin
- Category: Uncategorized
Momenti më i vështirë për Merita Muçën, ishte mbyllja e plotë e biznesit. Pikërisht në Mars kur filloi izolimi, kompania jonë kishte planifikuar pesë aktivitete shumë të rëndësishme, anullimi i të cilave solli kosto shumë të mëdha”, tregon ajo, duke theksuar se, u cënuan kontratat e furnizimit dhe detyrimet ndaj palëve të treta.
Qeraja, pagat, detyrimet fiskale ishin të gjitha shpenzime që duheshin mbuluar edhe pse biznesi nuk po gjeneronte asnjë të ardhur.
Ndërkohë, për Meritën ishte pasiguria se si do të rekuperohej dëmi i pësuar dhe si do të ishte i mundur rikthimi në treg. “Shpenzimet e pa planifikuara do të përktheheshin automatikisht në një tkurrje të kompanisë. Shumë plane zgjerimi me produkte të reja u shtynë për një kohë të mëvonshme, kur kompania të rifitionte likuiditetet e humbura”.
Por kjo ishte një kohë e dobishme gjithashtu. Merita dhe stafi i saj mësuam më shumë rreth përdorimit të komunikimit online. Këtu po flasim për mënyrën e komunikimit dhe negociimit me kontraktorët në distancë. “Ishte një ndjesi e re me të cilën duhet të përshtateshim”, thotë Merita.
Nisur nga vizitat e pakëta në dyqan, ndërsa agjentët në terren kishin më pak mundësi takimi me klientët, stafi i marketingut mori një rol dhe angazhim më të madh. Ata përgatitën një fushatë energjike reklamimi të produkteve në rrjetet sociale, duke u dhënë mundësi klientëve të shikojnë produktet online dhe të kenë komunikim me stafin. Sipas Meritës, “ndaj, na u desh të intensifikojmë bashkëpunimin me shërbimet postare për të dërguar porositë online dhe të përshtasim paketimin e dërgesave dhe mënyrën e faturimit. Për disa lloje produktesh kjo mënyrë komunikimi dhe shitje solli edhe rritje të shitjeve”.
Situata e krijuar nga pandemia nuk e lejoi të veprojë me të njëjtin guxim sipërmarrës si më parë. Sipas saj, askush nuk mund ta parashikojë shëndetin e njerëzve dhe aftësinë menaxhuese të qeverive të Europës dhe të rajonit. “Duke qenë se të gjitha produktet tona importohen nga Europa, ne jemi të ndikuar si nga situata botërore për aftësinë prodhuese dhe çmimet e produkteve, ashtu edhe nga aftësia blerëse e klientëve në vend. Ndaj mund të them se kemi qenë mjaft të kujdesshëm dhe të rezervuar në ndërmarrjen e angazhimeve të reja. Ishim të stepur dhe dyshues duke u kufizuar vetëm në projektet më të domosdoshme”.
Kompania e Meritës merret me importimin dhe tregtimin e produkteve dentare, dermoestetike, mjekësore dhe desinfektuese. Ajo zhvillon gjithashtu edhe trajnimin e mjekëve për mjekësinë estetike, implantologji, ortodonci etj, nëpërmjet mjekëve të huaj të kontarktuar nga kompania.
Grupi parë i klientëve janë klinikat dentare, laboratorët e teknikëve të dhëmbëve, klinikat mjekësore dhe spitalet, qendrat me profil dermoestetik etj.
Grupi i dytë përfshin mjekët e drejtimeve të ndryshme mjekësore, të cilët trajnohen në disiplina të ndryshme që ofron kompania.
Grupi i tretë përfshin shkollat, institucionet, fabrikat e prodhimit, baret, restorantet, hotelet etj të cilat marrin shërbimin e desinfektimit të ambjenteve dhe produkte të ndryshme të desinfektimit të mjeteve të punës dhe produktet e mbrojtjes kundër covid 19 si maska, doreza, skafandra, desinfektant,veshje mbrojtëse etj.
Por, si e sheh Merita zfidën e të qënurit grua në biznes?! “Çdo kërkesë më shumë që bëj ndaj vetes, çdo ëndërr më tepër që thur, çdo objektiv që dua të arrij, çdo ndërrmarrje në të cilën dua të kem sukses unë e di shumë mirë që do të thotë sakrificë. Asnjë punë e sukseshme nuk më ka ndodhur rastësisht dhe qetësisht. Gjithmonë fatura emocionale ka qenë e lartë. Duhet të heqësh dorë nga diçka për të marrë diçka tjetër. Dhe kjo vjen si pasojë e kohës së kufizuar”. Zgjedhjet e Meritës kanë në fokus balancimin e vlerave në të cilat ajo beson me shumçka e konsideron si prioritet për veten dhe familjen. Ajo është e bindur që, gjatë rrugës së përpjekjeve për të qenë i suksesshëm njeriu nuk shpëton dot pa i hyrë na hak familjes dhe miqve. “Por unë nuk pendohem. Përpara se të jem mike, bijë, bashkëshorte dhe nënë jam grua. Si gruaja që di se jam e mendoj veten time duke jetuar dhe punuar pikërisht kështu : luftarake, e etur për sukses, e etur për dije dhe zhvillim personal”, thotë ajo.
Për të menaxhuar më mirë kohën ajo tregon se fle më pak. “Lexoj dhe bëj shumë punë natën në mënyrë që t’u kushtoj më shumë kohë fëmijëve pasdite, kur ata janë në shtëpi. Mentaliteti shqiptar ka akoma paragjykime të theksuara ndaj grave sipërmarrëse. Unë nuk e kam lënë kurrë veten të ndikohem nga këto paragjykime. Nëse ka patur një rast të tillë, me mënyrën e komunikimit dhe punën time i kam treguar se në biznes nuk ka rëndësi fare gjinia e personave të angazhuar, por shifrat dhe korrektësia”.
Merita Muçaj, një shpirt luftarak edhe gjatë pandemisë