Dhoma Ekonomike e Gruas

KOMITETE

Dhoma Ekonomike e Gruas mbështet veprimtarinë e saj mbi ekspertizën dhe përvojën e zonjave në biznes dhe ekspertëve nga fusha të ndryshme. Secila industri do të përfaqësohet dhe udhëhiqet nga një komitet. Me ekspertë dhe përfaqësuese anëtarë të industrisë së caktuar, komiteti do të identifikojë shqetësimet dhe nevojat. Ai do të propozojë njëkohësisht zgjidhjet për çdo situatë a fenomen, të cilat parashtrohen në bordin e Dhomës dhe më tej u drejtohen institucioneve përkatëse për një adresim final.

Komitetet do të jenë në disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë. Ato do të përbëhen nga anëtarë të Dhomës. Materialet e prodhuara prej tyre, bazohen në hulumtime në terren dhe një analizim objektiv i informacionit. Komitetet janë një mundësi e mirë për të sjellë direkt shqetësimet dhe trended e zhvillimit të një fushe, në mënyrë që edhe vendimi për ndërhyrje të jetë I shpejtë dhe i adresuar në rrugën e duhur.