Nënshkrimi i memorandumit me UET
Dhoma Ekonomike e Gruas nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin Europian të Tiranës.
Sipërmarrja, kërkimi në fushën e ekonomisë dhe mbështetja e inovacionit e startupeve, janë fokusi i kësaj marrëveshje.
Çfarë përfshin?
Praktika për studentët.
Mundësi punësimi.
Realizimin e seminareve, konferencave për çështje të caktuara.
Partneritet në projekte të BE-së.
Të dy institucionet synojnë përmirësimin e kushteve të biznesit si dhe ato akademike për të rinjtë duke ju krijuar mundesi të mos largohen nga vendi.