Dhoma Ekonomike e Gruas i bashkohet nismës së UN Women “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”
Kjo është një fushatë ndërkombëtare që zhvillohet çdo vit në Shqipëri. Fushata nis në 25 nëntor, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave deri në 10 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Ajo shërben për të rritur ndërgjegjësimin dhe parandaluar dhunën ndaj grave, që është një ndër format më të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut në rang botëror.
Studimet vlerësojnë se në Shqipëri, 1 në 2 gra kanë përjetuar të paktën një herë dhunë gjatë jetës së tyre. Me krizën shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ka pasur një rritje të rasteve të dhunës në familje, e cila është cilësuar si një pandemi e fshehtë.
Këtë vit, janë ftuar aktorë në sektorin privat, institucionet publike, mediat, shoqërinë civile, institucionet sportive, grupimet rinore, universitetet, shkollat, etj. të bëhen pjesë e kësaj fushate dhe të rrisin ndërgjegjësimin për këtë pandemi, e cila mund të ketë pasur efekte në familjet, të dashurit tuaj dhe te secili prej nesh. Me pjesëmarrjen tuaj, ju shpëtoni jetën e grave dhe vajzave.
A e dini se 2/3 e konsumatorëve besojnë se është e rëndësishme që kompanitë të mbajnë një qëndrim për çështjet sociale. 1 në 2 konsumatorë zgjedhin të ndryshojnë, shmangin apo bojkotojnë një markë duke u nisur nga qëndrimet e tyre në lidhje me çështje të caktuara sociale. 67% kanë blerë një markë të caktuar për herë të parë, pikërisht lafë të pozicionimit të tyre krah një çështjeje sociale. Tre herë më shumë rritje krahasuar me konkurrentët nëse ke një qëllim si mund të japësh kontribut në një kauzë sociale.
Orange the ëorld – është tematika identifikuese e fushatës gjatë këtyre viteve. Ngjyra portokalli është elementi kryesor i fushatës dhe përfaqëson një të ardhme më të ndritur, pa dhunë kundër grave dhe vajzave, si një temë që na bashkon të gjithëve. Për t’u bërë pjesë e kësaj fushate, mjafton të:
1. Krijoni një version portokalli të logos suaj.
2. Ta postoni në murin e profilit tuaj në Facebook/Instagram/Twitter duke filluar nga 25 nëntori me një mesazh të dedikuar, shoqëruar me hashtagun #orangetheworld ose ta vendosni si foto profili nga 25 nëntori deri në 10 dhjetor 2020.
Bëni portokalli ndonjë hapësirë tuajën fizike apo virtuale, për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe angazhuar atë në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Vishu portokalli: CEO-t, figurat publike dhe kushdo mund të mbështesë fushatën gjatë 16 Ditëve të Aktivizmit dhe ta promovojë këtë angazhim në rrjetet sociale.
Mbështetje falas: duke ofruar hapësirë falas, përfshirë hapësira reklamimi për të përçuar mesazhet e fushatës “portokalli” në mediat lokale dhe kombëtare:
- Mobilizimi i burimeve: Të ngresh fonde për të mbështetur strehëzat për gratë që i kanë mbijetuar dhunës si dhe fëmijët e tyre. Mund t’ju ndihmojmë për këtë.
- Thirrje për veprim: Të rishikoni politikat e brendshme të kompanisë për të kontribuar më tej në parandalimin e dhunës kundër grave dhe vajzave në vendin e punës dhe gjatë rrugës për në punë; si dhe të përfshini në politikat dhe strategjitë tuaja mbështetje për punonjës që mund të jenë viktima të dhunës.
- Principet e Fuqizimit të Grave (WEPs): Ofroni mbështetje për WEPs nëse nuk e keni bërë ende.
- Përfshini punonjësit: Punonjësit e koorporatës mund ta mbështesin fushatën përmes donacioneve apo duke organizuar “event portokalli” në mjediset e tyre të punës.
Bëhu ndryshimi që dëshiron të shikosh.