Dhoma Ekonomike e Gruas

BIZNESET ANËTARE

AGJENSIA RAJONALE E ZHVILLIMIT

Fondacioni Agjensia Rajonale e Zhvillimit (S.M.E.) Vlorë është krijuar në Prill të vitit 1998 si një element i shoqërise civile për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Rajonit të Vlorës e më gjerë. Ky Fondacion mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit të Vlorës dhe Shqipërisë.

ALBGROUP

Albgroup përfshin nën emrin e tij 4 kompani dhe eksperiencë në më shumë se 9 viteve në sipërmarrje për sektorin e pastrimit, higjenizimit, distribucionit, teknologjisë dhe turizmit. Albpastrim, Albsolution, Albacademy, Direct Booker kane sjellë në tregun shqiptar shërbime dhe produkte inovative për kohën, kanë edukuar tregun dhe konsumatorin duke synuar të jenë lider në sektorin e tyre.

ALBPASTRIM

Albpastrim ofron një shumëllojshmëri shërbimesh bazuar në përvojën 11 vjeçare në pastrim, higjenizim dhe dezinfektim, duke integruar zgjidhje inovative bazuar në tendencat më të fundit të teknologjisë dhe nevojave specifike të industrive.

ALBSOLUTION

Me një gamë të gjërë produktesh, me përfaqësinë e cilësisë së shumë brandeve ndërkombëtare, me eksperiencë të gjatë në treg, Albsolution është partner me shumë biznese në çdo industri për ofrimin e zgjidhjeve efiçente teknike, eco-friendly dhe me kosto të ulët.

ALBACADEMY

Në Albacademy janë bërë bashkë ekspertët më të mirë në fusha të ndryshmë të cilët synojnë të zhvillojnë konsulenca ose trajnime duke aplikuar praktikat më të mira, jo vetëm të eksperiencës së tyre.

BOLD BISTRO

Teknologji. Shije të vecanta. Përbërës të përzgjedhur. Kuzhinë Italiane & Mesdhetare. Përveç shijeve të shumëllojshme, përdorim tekonlogjinë më të fundit në përgatitjen e gatimeve. Shërbim i shpejt dhe profesional!

BOLDCREST

Kompani marketingu e cila ofron shërbime si Branding, Design, Digital Marketing, etj.

BOTIMET TOENA

Shtëpia Botuese TOENA e ka filluar veprimtarinë e saj në janar të vitit 1993. Që nga dita e krijimit të saj ajo ka botuar rreth 2650 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe universitare, libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, manualë për specialistët dhe profesionistët, letërsi artistike nga autorë shqiptarë dhe të huaj, si edhe albume e harta të ndryshme

DUKAT

Dukat është një kompani e re e krijuar në vitin 2017, pjesë e një kompanie të konsoliduar prej mbi 27 vitesh në treg siç është Lufra. Misioni jonë kryesor është të kujdesemi për shëndetin e konsumatoreve tanë duke ofruar cilësinë maksimale të ujit, të paprekur siç është krijuar nga natyra.

HAKO

Aktiviteti i saj kryesor është përpunimi I mishit në mbi 70 lloje sallame, proshuta dhe produkte të marinuara. Kompania me një fabrikë me kapacitet me mbi 4000 ton prodhim në vit punëson mbi 200 punonjës dhe është prezent me produktet e saj në të gjithë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

INOVESS

Inovess Construction and Management është një kompani ndërtuese e cila ofron në treg zbatimin cilësor të projekteve ndërtimore civile dhe industriale. Me skuadra specialistësh, me një eksperiencë të gjatë pune në ndërtim, Inovess, garanton mbylljen e ciklit të ndërtimit duke ofruar zgjidhje teknike, rrespektuar afatet e punimeve dhe kursyer kohë e kosto për klientin. Gjithashtu Inovess ofron edhe shërbimin e menaxhimit të projekteve ndërtimore rezidenciale dhe turistike duke siguruar përfitime të larta për klientët tanë.

KALLZ

Kallz, një qendër zhvillimi social e argëtimi, u mundëson fëmijëvë nga klasa e parë deri në të VI-të, të mund të përfitojnë nga të gjitha shërbimet e nevojshme: Transport, ushqim i shëndetshëm, mbështetje mësimore, Socializim, kurse të ndryshme, aktivitete informuese e argëtuese, festat e ditëlindjes.

LUFRA

Kompani e cila sjell në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

NOVUS MARKETING & ADVERTISING

Novus është një kompani transformimi e bazuar në kreativitet. Ne ofrojmë një gamë të larmishme shërbimesh në fushën e reklamave indoor & outdoor si dhe në marketing. Në prodhimin e reklamave, Novus realizon çdo projekt indoor dhe outdoor duke garantuar cilësinë e materialit, origjinalitetin e idesë dhe zgjidhje efiçente teknike. Që në fillesat tona, i kemi kushtuar një rëndësi të veçantë programimit, digjitalizimit dhe zgjidhjeve IT. Pjesë e protofolit tonë ndër vite janë projekte të veçanta në programim duke ndërtuar sisteme të ndryshme inovative, web application, aplikacione IOS dhe Android, website e-commerce dhe jo vetëm, me gjuhë të ndryshme programimi.

QENDRA PER PROMOVIMIN E KONKURRUESHMERISE

Qendra për promovimin e Konkurrueshmërisë (CCP) është një organizatë jofitimprurëse shqiptare që mbështet zhvillimin e biznesit, sipërmarrjen, politikën e SME-ve, ekonominë sociale, punësimin, turizmin dhe trashëgiminë kulturore përmes zbatimit të projekteve dhe shërbimeve të konsulencës.

TALÍSE BEAUTY AND SPA

Talíse... aty ku  mirëqënia dhe e bukura bëhen një! Një ambjent i ngrohtë dhe mikpritës nga ku nuk do të doni të largoheni, mbasi të keni provuar gjithë shërbimet e ofruara dhe benefitet e perfituara në kohë rekord. Shërbimi i plotë dhe i personifikuar për të gjitha nevojat tuaja të mirëqënies, estetikës dhe bukurisë na bëjnë që të jemi ndryshe. Përmes teknikave dhe aparaturave më efikase, ju mund të kryeni trajtime të ndryshme estetike, si për fytyrën ashtu dhe për trupin. Talíse Beauty &Spa, qëndra më inovative e relaksit, ku gjejnë zbatim ritualet e traditave më të lashta të aplikuara nga profesionistët... All favors of being perfect!

Agjensi Zanat Magjike Real Estate

Në shërbim të klientëve Agjensi Zanat Magjike ka startuar në vitin 2014 me shitjen e pasurive të paluajteshme me zyrën në qendër Bulevardi 18 Shtatori në rrethin e Gjirokastrës. Klienti për ne është prioritet mundohemi ti shërbejmë në mënyrën më të mirë me kushtet dhe informacionin sa më të shpejt dhe korrekt dhe një shërbim me shumë profesionalizëm.

Next Promotion & advertising

Next Promotion & Advertising është një kompani që operon me këtë emer në fushën e reklamës prej 8 vitesh. NEXT Promotion & Advertising ofron një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh në fushën e reklamës dhe promocionit duke i ofruar kështu klienteve të saj opsionin favorit ONE STOP SHOP. Shërbimet tona fillojnë që nga idejimi i dizajnit grafik e duke vazhduar te printimi e montimi.

Albania Rafting Grup

Albania Rafting Group (ARG) është e para organizatë sportivo-turistike në Shqipëri, themeluese e Federatës Shqiptare të Rafting, anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Rafting. Pasioni për natyrën dhe sportin i shndërruar në mision. Misioni për promovimin e Shqipërisë nëpërmjet zhvillimit të veprimtarisë së rafting sipas standardeve ndërkombëtare, në përputhje të plotë me respektin për natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit. Kompleksi turistik "Hotel Castle Park",Berat

Amadori

Amadori është distributor ekskluziv i kompanisë italiane me të njëjtin emër tashmë prej 30 vitesh në Shqipëri. Amadori është ndër liderët kryesorë në sektorin agro-ushqimor italian e ndër më të mëdhenjtë në Bashkimin Europian për prodhime të gatshme me bazë mishi pule e gjeldeti. Kompania jonë ofron shpërndarje me shumicë në gjithë tregun shqiptar të produkteve 100% Italiane të freskëta dhe të ngrira. Ne qendër të misionit tonë qëndron gjithmonë Cilësia.

DALMAR

Kompania DALMAR shpk krijuar në vitin 2008, operon në tregun shqiptar me aktivitetin në shitjen e produkteve si këpucë, veshje dhe aksesorë të markave luksoze Italiane TOD’S, HOGAN, FAY dhe ROGER VIVIER. Kompania zotëron ekskluzivitetin për përfaqesimin e markave në Shqipëri dhe Ballkan. Në 13 vite eksperiencë në tregun shqiptar, kompania ka reflektuar strukturim organizativ, numër më të lartë stafi si dhe rritje të treguesve financiare duke u fokusuar në:Rritje e synuar progresive në volumin e shitjeve. Rritje e klientëve të rinj.Mirëmbajtje e klientëve egzistues dhe rritje e portofolit outstanding. Mundësi partneriteti dhe zhvillim tregu në ballkan. Shërbim i personalizuar dhe dedikuar për një kategori të caktuar. Informatizimi i sistemit të shitjeve dhe aplikimi i skemave insentive individuale.

Fenix I.C

Fenix I.C operon në fushën e përpunimit ushqimor me produkte kryesore ullirin e cilësisë së pare dhe peshkun aciuge. Kompania ushtron aktivitetin e saj në një stabiliment me siperfaqje 24,000m2, të pajisur me makineri moderne dhe konform standarteve europiane. Fenix I.C punëson mbi 300 punonjës dhe eksporton produktet e përpunuara në tregjet Europiane.

Dea Lines

Agjenci Turistike

Klas Gold Elbasan

Sherbime, riparime argjendarie, blerje, shitje te tyre

Elite Beauty lounge

Qender parukeri estetike

Easy pay albania

Rimbushje elektronike, pagesa per uje, energji elektrike, telefon etj.

M&S Distribution

Distribucion, tregetim me shumice, pakice te produkteve te higjenes

AbacusFinancial Services

Sherbime kontabiliteti

Shoqata e Ushqimit

Hoteleri-Turizem,konsulence

Orion Construction

Ndertimi I godinave te banimit dhe sherbimit

Kalaja e Tiranes

Menaxhimi I bar dhe restoranteve

Elisabeta Gjonpali

Keshillim psikologjik-psikoterapi