Interesi i përbashkët i një grupi grash sipërmarrëse dhe profesioniste për të ndikuar në shoqëri për fuqizimin e sipërmarrjes dhe karrierës femërore, konkretizohet tek DHOMA EKONOMIKE E GRAVE.
Pas dhjetëra vitesh përvojë në fusha të ndryshme të biznesit dhe konsulencës, ky grupim grash ka mundësi të sinkronizojë njohuritë, energjinë dhe dëshirën për kontribut, në mënyrë që ta përcojë edhe tek shumë sipërmarrje të tjera.
Dhoma Ekonomike e Gruas ka në fokus zhvillimin e sipërmarrjes femërore nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të ndryshme. Synohet të krijohen bashkëpunime me pushtetin qëndror dhe local, hartimi dhe zbatimi i projekteve të cilat synojnë zhvillimin e sipermarrjes për gratë në biznes, përgatitje programesh trajnimi dhe ofrim trajnimesh profesionale me ekspert vendas dhe të huaj etj.
Qëndroni të informuar për mundësitë dhe lajmet më të fundit në biznes.
Shfrytëzoni promovimin në web, social media, TV dhe radio për të rritur njohjen e biznesit tuaj.
Përfitoni trajnime profesionale dhe mentorim nga ekspertë vendas dhe të huaj.
Zgjeroni rrjetin tuaj përmes pjesëmarrjes në panaire, konferenca dhe evente të ndryshme.
Tregoni anëtarësimin tuaj me certifikatë dhe përdorimin e logos së Dhomës për kredibilitet.
Bëhuni pjesë e aktiviteteve sociale dhe rrjetëzimeve për të ndërtuar bashkëpunime të reja.